• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, shtëpia e shpendëve të bukur dhe peizazheve të paqtë

August 16, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Imagjinoni një qytet me 51 mijë banorë, me pallatet, monumentet apo ambjentet e përbashkëta ku banorët zhvillojnë jetesën e tyre normale. Tani imagjinoni një park me 51 mijë individë shpendësh, ku gjithashtu nuk mungojnë monumentet natyrore apo zonat ku këta individë shoqërohen me njëri tjetrin. Mbresëlënëse apo jo? Ky ‘qytet’ nuk është tjetër veçse Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta, ku 228 lloje të ndryshme zogjsh popullojnë gjithë zonën, duke krijuar një biodiversitet të rrallë në Shqipëri.

I përbërë nga katër laguna (Karavasta, Godulla, Godulla e Pishës, Spiaxho), parku ka një vendndodhje strategjike. Lumi Shkumbin në veri e Semani në jug, si dhe pozicionimi mes kodrave të Divjakës në lindje dhe detit Adriatik në perëndim, e ka pasuruar parkun me një larmi speciesh.  Disa prej tyre janë rosa e egër, lauresha, shqiponja e detit, lejlekët, ku rol të veçantë zë simboli i parkut, pelikani kaçurrel (dalmat),  që bën pjesë dhe në listën e shpendëve në ruajtje.

Foto dhuruar nga Arian Mavriqi

Speciet e parkut

Nëse në fillim të shekullit XX ishin mbi 250 çifte riprodhuese pelikanësh, sot këto çifte numërohen në rreth 53.  Kjo është dhe arsyeja se përse është rreptësisht e ndaluar gjuetia në këtë park. Pelikani kaçurrel përplas fillimisht krahët në ujë, e pastaj ngrihet në fluturim. Të tjerët pranë tij nisin e bëjnë të njëjtin veprim. Brenda pak minutash laguna mbushet me pelikanët e bardhë në gri apo tufat e shumta të shpendëve shtegtarë që me krahët hapur pasqyrohen në ujë tek sa vazhdojnë fluturimin. Laguna e Karavastasë është e mbushur me momente të tilla emocionuese, ku shpendët luajnë me ujin e ajrin duke dhuruar një spektakël të rrallë.

Çfarë mund të shihet tjetër

Por shpendët janë vetëm një prej arsyeve se përse duhet vizituar parku. Pylli me pisha i Divjakës që ndan lagunën nga deti, ofron peizazhe natyrore të mrekullueshme. Ishulli i Kularit, Dunat e Oazit të Divjakës krijuar nga veprimtaria e erës,  Ishulli i Pelikanit, Kordoni litoral i Lagunës apo Pisha e Egër 400 vjeçare, janë disa prej monumenteve natyrore që ngjajnë si të vendosura aty enkas për të zbukuruar më tej parkun. Ujërat e lagunës janë të banuara dhe nga peshqit e shumtë, ku vlen të përmendet qefulli dhe ngjala.

Foto dhuruar nga Arian Mavriqi
Foto dhuruar nga Arian Mavriqi

Ndërkohë për të gjithë të apasionuarit pas detit, vetëm 1,2 km në jugperëndim të hyrjes së parkut ndodhet plazhi i Divjakës. Një rrip prej gati 15 km rëre të bardhë pranë pyllit me pisha mirëpret pushuesit që duan të shplodhen pranë detit Adriatik. Një rekomandim i vogël: për shkak të pranisë së madhe të mushkonjave, merrni paraprakisht ndonjë solucion mbrojtës nëse nuk doni të shqetësoheni prej tyre.

Burimi: Into Albania

Tags: DivjakeGodullaGodulla e PishesKaravastaLagunaLejlekeParku Kombëtar Divjakë-KaravastaShpendeShqiperiSpiaxho
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Next Post
Lista e Forbes me gratë më të pasura self-made të Amerikës

Lista e Forbes me gratë më të pasura self-made të Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

11 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

12 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

13 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

1 day ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset