• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 16, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

BANKA BOTËRORE KREDI 80 MLN DOLLARË PËR SHQIPËRINË

December 12, 2020
in Aktualitet, Ekonomi, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta, të zgjerojë burimet për rimëkëmbje e rritje dhe të mbështesë sektorë kyc që ofrojnë mundësi për rritje të qëndrueshme në të ardhmen. Projekti i miratuar për Financimin e Politikave Zhvillimore (DPF) për Qëndrueshmëri Fiskale dhe Rritje Ekonomike, me vlerë 80 milionë dollarë, synon mbështetjen e reformave ristrukturuese dhe rimëkëmbje të qëndrueshme të Shqipërisë. Ky financim është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në menaxhimin e sfidave të krijuara pas tërmetit të fundit dhe krizës aktuale të COVID-19.

Ndërsa godita e dyfishtë nga tërmeti dhe COVID-19 e ka zhvendosur vëmendjen drejt masave emergjente afatshkurtra, qëllimi i këtij financimi është të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen e fokusit tek reformat afatgjata që synojnë rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës përmes forcimit të politikave, institucioneve dhe investimeve. 

“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

 Projekti i sapoaprovuar ka mbështetur miratimin e reformave kyçe në Shqipëri për forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike. Publikimi i rregullt i raporteve për shpenzimet tatimore dhe reformat që lidhen me administratën tatimore mbështesin mobilizimin efektiv të të ardhurave. 

Forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike Private (PPP-ve) do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte. Projekti gjithashtu ka ofruar mbështetje ndaj reformave thelbësore në sektorin financiar. Miratimi i kuadrit për zgjidhje jashtë gjyqësore të kredive problemore mundëson ristrukturimin e firmave dhe zgjidhjen e kredive me probleme. Ligji modern për shërbimet e pagesave lehtëson transaksionet dhe nxit shqiptarët të marrin pjesë në sistemin formal financiar.

Kuadri i ri ligjor për tregun e kapitaleve dhe fondet e investimeve mund të çojë në katalizimin e një sistemi financiar më të gjallë dhe të larmishëm, duke ofruar më shumë mundësi për investime në ekonominë shqiptare. 

Së fundmi, projekti mbështet mundësitë kryesore sektoriale për rritje të qëndrueshme. Zgjerimi i aksesit në internet me shpejtësi të lartë në zonat rurale do të bëjë që më shumë shqiptarë të kenë mundësi të marrin pjesë në ekonominë dixhitale.

 Përmes forcimit në administrimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore të Shqipërisë, projekti ofron gjithashtu mbështetje në mbrojtjen e pasurive natyrore, të cilat janë jetike për sektorët kryesorë ekonomikë, përfshirë turizmin dhe bujqësinë. 

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë zhvilluar konsultime me grupet e interesit në lidhje me masat specifike që mbështeten nga kjo hua, përfshirë përfaqësues të sektorit financiar, sektorit privat, rregullatorë, njësi të qeverisjes lokale, shoqata të biznesit, agjenci të mbrojtjes së mjedisit, universitete, OJQ, shoqata të përdoruesve të pyjeve, deputetë dhe partnerë të zhvillimit. Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua e BNRZH-së me spread fiks, me një periudhë faljeje 3.5-vjet dhe afat shlyerjeje deri në 12 vjet.

ShareTweetShare

TE NGJASHME

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post

SHUHET TANYA ROBERTS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Pajisja e parë e OpenAI mund të kushtojë 300–400 dollarë

Geoffrey Hinton ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Ekziston rreziku që njerëzimi të humbasë kontrollin

1 day ago
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

1 day ago
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

1 day ago
Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

2 days ago
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset