• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Fenomeni “Big Brother”: Një analizë psikologjike nga Ilva Mile

February 11, 2023
in Aktualitet, Intervista, PSIKOLOGJI, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Prej më shumë se një muaj, në vendin tonë darkat e të martave dhe të shtunave nuk janë më të njëjta dhe do ishte e kot ta mohonim këtë dukuri. Me mijëra shikues mbërthehen pas ekranit për të ndjekur “Big Brother”, një reality show që duke u nisur nga niveli i shikueshmërisë dhe impaktit që ka mbi publikun, mund të themi se është kthyer në një fenomen. 

Frymëzuar nga libri distopik i George Orwell i titulluar “1984”, ky show është në thelb një eksperiment social. Eksperimentet sociale janë eksperimente që kryhen në fushën e psikologjisë dhe sociologjisë dhe kanë si qëllim të testojnë sjelljen dhe reagimet njerëzore në situata të caktuara. 

Nga të gjitha llojet e eksperimenteve, eksperimentet sociale janë ato eksperimente që kanë tendencën të thyejnë më shumë rregulla të etikës si pasojë e teknikave manipuluese që përdorin tek pjesëmarrësit. Çfarë do të thotë kjo? 

Në rastin konkret, banorët e “shtëpisë më të famshme në Shqipëri” ndodhen aty pa e ditur se si perceptohen nga jashtë, ata nuk janë në dijeni të komenteve negative apo përbaltjes që i bëhet imazhit të tyre bazuar tek interpretimi apo ngjyrimi që publiku i gjerë i jep fjalëve dhe veprimeve të tyre. Mendoni se personazhe të caktuar do të vazhdonin me dëshirë të plotë qëndrimin e tyre në shtëpi nëse do të dinin që me mijëra shikues i përçmojnë për qëndrimet e tyre? Sigurisht që jo. Patjetër që përpara se të bëheshin pjesë e këtij formati e kanë marrë parasysh faktin që do të jenë në qëndër të vëmendjes dhe do të komentohen pafund, në mënyrë të pashmangshme edhe negativisht, por është e pamundur të pretendohet se do të vazhdonin këtë “garë” po të ishin në dijeni të antipatisë dhe urrejtjes së pastër që i adresohet çdo ditë nga teleshikuesit. 

Fshehja e informacioneve kyçe nga pjesëmarrësit është pikërisht ajo çfarë i bën eksperimentet sociale kaq ndryshe nga eksperimentet e tjera dhe çfarë e bën “Big Brother”-in një sukses të padiskutueshëm. Nëse i gjithë informacioni do të ndahej me pjesëmarrësit, nuk do të kishim të bënim me një situate ekperimentale dhe rrjedhimisht reagimet e pjesëmarrësve do të ishin lehtësisht të parashikueshme. Nuk ka asgjë tërheqëse tek e parashikueshmja. E parashikueshmja nuk mbërthen me mijëra njerëz pas ekranit të cilët gati “në gjëndje katatonike” ndjekin çdo lëvizje të personazheve në ekran dhe presin “bombën” e radhës. 

“Por nuk është aspak edukuese ajo çfarë këta personazhe përcjellin!” dëgjohet të thonë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, të cilët pretendojnë se është e turpshme të transmetohen dhe të ndiqen programe të tilla megjithëse i ndjekin mjaftueshëm për të parë se nuk janë edukuese. Është e vërtetë se “Big Brother” ose eksperimenti social i njohur ndryshe si “Big Brother” nuk ka (dhe as nuk do të këtë ndonjëherë) si qëllim të përcjellë vlera apo të edukojë brezat e rinj, por ajo çfarë duhet të përpiqemi të kuptojmë është se nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë. Nuk është detyrë e regjisorëve, producentëve, skenaristëve apo personazheve publikë të edukojnë fëmijët tuaj (pavarësisht se sa e vrazhdë tingëllon kjo) dhe vetëm kur prindërit të kuptojnë këtë gjë, do kuptojnë gjithashtu që prindërimi shkon përtej pajisjes së fëmijëve me aparate celulare, iPad-e e lundrim i pamonitoruar në internet ku flenë rreziqe shumë më të mëdha se “Big Brother”. 

Tanimë që dihet se qëllimi i këtij show nuk është i një natyre edukuese, atëherë cili është qëllimi i tij? Të argëtojë masat duke reflektuar dhe shpalosur 24/7 realitetin që na rrethon në përditshmëri: ne të gjithë njohim një Luiz, një Kiara apo një Armaldo në jetën tonë qoftë në vendin ku punojnë apo studiojmë, në rrethin shoqëror apo atë familjar dhe kjo është edhe arsyeja kryesore pse jemi lidhur emocionalisht me këta “personazhe”. Empatia (kjo fjalë që është përmendur jo pak herë nga opinionistët e ketij show) është pikërisht arsyeja pse kaq shumë njerëz janë mbërthyer pas ekranit dhe e kanë gjetur veten të përfshirë emocionalisht, kjo sepse empatia në thelb është aftësia për të vendosur veten në vendin e tjetrit dhe (megjithëse nuk duket ashtu) kjo është çfarë janë duke bërë shqiptarët. Ata janë duke vendosur veten në vendin e personazheve më evidente të ekranit, sepse fundja ne të gjithë kemi gënjyer apo jemi gënjyer në jetë, të gjithë jemi afeksionuar pas dikujt apo kemi pasur frikë të dashurojmë apo t’i besojmë dikujt, të gjithë kemi ndjerë në momente të caktuara nevojën për të manipuluar (qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme) dhe nuk ka dyshim se të gjithë jemi manipuluar në momente të caktuara të jetës sonë. E si të mos ndjejnë mllef dhe urrejtje shikuesit kur perceptojnë se personazhet me të cilët janë identifikuar po trajtohen “padrejtësisht” nga personazhet e tjerë? Ata shohin veten tek personazhet e tyre të preferuara, identifikohen me arritjet dhe sfidat e tyre, me betejat dhe triumfet e tyre. 

A justifikon kjo “histerinë kolektive” dhe gjuhën e urrejtjes? Sigurisht që jo, por nuk mund të presim më shumë nga një shoqëri që e ka treguar shpeshherë se ka nivel të ulët tolerance dhe nivel të lartë agresiviteti (mjafton të risjellim në mendje krimet që kryhen në këtë vend për motive të dobëta, janë jo të pakta rastet që mbushin kronikat e lajmeve). Ne jemi një shoqëri që kemi tendencën të reagojmë agresivisht kur përceptojmë se po na ndodh një padrejtësi. Me të drejtë, mund të arsyetoni se në fakt na kanë ndodhur padrejtësi shumë më të mëdha dhe reagimi nuk ka qënë i tillë dhe se fundja këto “padrejtësitë” që po ndodhin në Big Brother po i ndodhin banorëve të caktuar dhe jo vetë neve. Fatkeqësisht, është shumë vonë për këtë arsyetim pasi tanimë rolin kyç e luan komponenti i përfshirjes emocionale që mungon ose nuk është në nivele kaq të larta kur na ndodhin padrejtësi të tjera të cilat na prekin të gjithëve dhe kanë ndikim në cilësinë e jetesës siç është rritja e çmimeve. 

Por nuk mjafton! Njerëzit në gjithë botën kanë empati dhe tendencën për t’u përfshirë emocionalisht në situata të caktuara, kjo nuk do të thotë se do të harrojnë problemet reale dhe çdo bisedë e tyre do këtë në qëndër ngjarjet e një show televiziv. “Big Brother” është një program që zhvillohet në gjithë botën por në Shqipëri impakti është më i lartë në krahasim me vendet e Evropës apo me Shtetet e Bashkuara. Pse ndodh kjo? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet një studim i kryer në vitin 2002 në Universitetin e Georgia-s, sipas të cilit rezultoi se ndjekësit e  flaktë të Big Brother kanë si tipar të përbashkët fitimin e të ardhurave të ulta mujore. Ndoshta në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit si pasojë e kushteve ekonomike, Big Brother bëhet automatikisht mënyra më e parapëlqyer e argëtimit. Thënë kjo, do të ishte e gabuar që të dhënat e këtij studimi të përgjithësoheshin dhe të pretendohet se vlejnë për të gjithë.

Vojerzimi (jo ai patologjik) është një tjetër faktor që padyshim ka gisht në suksesin e “Big Brother”. Pavarësisht se nuk duam ta pranojmë, dëshira dhe kurioziteti për të vëzhguar dhe për të ditur se çfarë po ndodh në jetët e të tjerëve apo etja që kemi për “drama” dhe ngjarje të bujshme, është pjesë e natyrës njerëzore. “Big Brother” nuk është thjesht i suksesshëm, ai është i pashmangshëm, sepse na ushqen pikërisht këto instikte dhe dëshira të fshehta që nuk duam të pranojmë se i kemi.

Për të përmbledhur këtë analizë që në total mund t’ju duhen 10 minuta për ta lexuar, por që dyshoj se do marri vëmendjen tuaj siç e merr një prime i Big Brother që zgjat plot 4 orë, ajo çfarë më mbetet të them është që realiteti nuk është gjithmonë edukues dhe nuk përcjell vlera: realiteti mund të jetë i shëmtuar, irritues, i vështirë për t’u menaxhuar, sfidues… me pak fjalë çdo gjë tjetër përveçse i bukur dhe frymëzues. Kur ky realitet shpaloset në ekranet tona 24/7, ajo çfarë na mbetet të bëjmë është të rehatohemi në kolltuk dhe ta ndjekim me kërshëri, na pëlqen ne apo jo… sepse fundja ne jemi pjesë e tij.

Autorja: Ilva Mile, Psikologe Klinike diplomuar në UT.

Ju ftojmë të ndiqni psikologen Ilva Mile në Instagram @yourtherapist.al për këshilla të vazhdueshme rreth shëndetit mendor.

Tags: 1984Analize psikologjikeBig BrotherBig Brother Vip 2 AlbaniaEksperiment socialFenomenGeorge OrwellIlva MileLuiz EjlliPsikologe
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë – Stabiliteti ekonomik dhe reformat mbajnë perspektivën “të qëndrueshme”
Aktualitet

Moody’s ndryshon perspektivën për Shqipërinë: Ekonomia shihet me më shumë optimizëm

September 20, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim
Te Pergjithshme

Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim

September 17, 2026
Steven Barlett ngre pyetjen: A po ecën AI-ja më shpejt sesa aftësia jonë për ta kontrolluar?
Opinione

Steven Barlett ngre pyetjen: A po ecën AI-ja më shpejt sesa aftësia jonë për ta kontrolluar?

September 17, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 13 shkurt 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

19 hours ago
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

Google gjobitet me 403 milionë euro në Irlandë për përdorimin e të dhënave të vendndodhjes

20 hours ago
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

20 hours ago
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

1 day ago
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset