• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Laura Ferati ekskluzivisht për Probizz.al: Suksesi i Retreat Travel nuk është rastësi, por 18 vite përgatitje në heshtje

February 12, 2026
in Biznes, Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Probizz.al në intervistën e radhës ka përzgjedhur një vajzë guximtare e cila falë pasionit dhe eksperiencës së saj krijon përvoja unike për këdo nëpërmjet agjensisë Retreat Travel. Laura Ferati që prej fillimit vulosi suksesin e agjensisë së saj pasi kishte baza të forta, intuitë të veçantë në sipërmarrje dhe çdo udhëtim e përjeton si të sajin.

Probizz.al: Si erdhi vendimi për të ngritur agjencinë tuaj të udhëtimit?

Laura Ferati: Në shumë raste, idetë lindin nga nevoja. Unë kam qenë një udhëtare aktive për vite me radhë dhe gjithmonë i kam organizuar vetë udhëtimet e mia. Me kalimin e kohës, kuptova gjithnjë e më qartë se tregut i mungonte një konsulencë e mirëfilltë udhëtimi, jo thjesht një vend ku prenoton bileta apo hotele.
Mungonte një kompani që të asistonte udhëtarin në çdo etapë: nga ndërtimi i itinerareve të detajuara, rezervimi i eksperiencave unike, deri te përshtatja e destinacionit sipas kërkesave dhe buxhetit personal. Kjo ide nisi të marrë formë si një plan biznesi, i ndërtuar mbi përvojën time shumëvjeçare, kontaktet ndërkombëtare dhe investimin e vazhdueshëm tek vetja.
E gjithë kjo e bëri vizionin gjithnjë e më të qartë dhe, për fat të mirë, u prit me një qasje shumë pozitive nga tregu që në fillimet e saj.


Probizz.al: Çfarë mendoni se ka ndikuar në suksesin e biznesit tuaj: disiplina, pasioni për udhëtimet, guximi apo qëndrueshmëria përballë sfidave?

Laura Ferati: Në fillimet e Retreat Travel Group shpesh dëgjoja komente si: “Sa mirë po ecni në kaq pak kohë!” dhe gjithmonë buzëqeshja. Sepse, edhe pse Retreat Travel është vetëm 1 vit e gjysmë në treg, pas tij jam unë me 18 vite eksperiencë, sipërmarrje, sfida dhe mbi 45 shtete të vizituara.
Ky sukses është rezultat i një disipline që është kalitur çdo ditë, një pasioni të jashtëzakonshëm për udhëtimet dhe një përkushtimi total ndaj kësaj fushe. Turizmi është një botë më vete  nëse nuk e bën me pasion, kthehet shpejt në rutinë. Por në momentin që e jeton udhëtimin e çdo klienti sikur të ishte i yti, suksesi vjen natyrshëm.


Probizz.al: Në një treg me shumë agjenci udhëtimi, ku e bën diferencën Retreat Travel?
Laura Ferati: Përpara se të hapja agjencinë time, as nuk e dija sa shumë agjenci kishte në treg sepse gjithmonë i organizoja vetë udhëtimet e mia. Kur hyra në këtë fushë profesionalisht, kuptova se kisha gabuar: agjencitë jo vetëm që të kursejnë kohë, por në shumicën e rasteve ofrojnë çmime të njëjta ose më të mira se platformat online.
Kur hyra në treg, nuk u fokusova te konkurrenca, por te ajo që mendoja se i mungonte tregut: shërbim i personalizuar dhe konsulencë e bazuar në eksperiencë reale dhe profesionalizëm.
Jam inxhiniere mjedisi me formim të dytë në menaxhim turizmi, dhe çdo arritje e Retreat Travel nuk është rastësi apo fat i momentit, por rezultat i një vizioni të ndërtuar në heshtje për shumë vite, që një ditë vendosa ta bëj realitet.


Probizz:al: Cili është destinacioni më i kërkuar për vitin 2026?
Laura Ferati : Me humor themi shpesh që jemi bërë “stafi i ambasadës japoneze”, sepse Japonia është destinacioni ynë më i shitur. Por në fakt, klientët tanë kërkojnë pikërisht ato destinacione që shpesh mezi gjenden në hartë.
Shqiptarët sot nuk e konsiderojnë më Evropën si udhëtimin e vitit ata kërkojnë kontinente të largëta dhe kultura unike. Lista jonë kryesohet nga Japonia, India, Afrika, Brazili dhe Filipinet, por realisht nuk ka kontinent që nuk e kemi eksploruar me udhëtarët tanë.
Jam thellësisht mirënjohëse për besimin që më japin çdo ditë, duke më besuar disa nga eksperiencat më të bukura të jetës së tyre.

Rreth Laura Ferati, Themeluese Retreat Travel

Ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për Mjedis dhe më pas ka vazhduar studimet në Menaxhim Turizmi pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Sipërmarrja e saj e parë ka nisur në moshën 21-vjeçare me mbështetjen e familjes, ndërsa në moshën 26-vjeçare hapi studion dhe laboratorin e mjedisit, me fokus profesionin tim si inxhiniere.
Me kalimin e kohës kuptoi, ndonëse këto i ofronin stabilitet dhe mundësi për të udhëtuar, nuk i jepnin emocionin, motivimin dhe adrenalinën e përditshme. Pas lindjes së djalit, nisi një proces riformatimi personal, duke vendosur të përqafojë pasionet e saj dhe t’u jap vlerën që meritojnë. Ky vendim u kthye nga një ide në një biznes në ndërtim, me një qasje ndryshe dhe autentike në fushën e turizmit.

Tags: AgjensiIntervisteLauraFeratiprobizzRetreatTravelthemelueseudhetimi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Biznes

Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

September 23, 2026
Next Post
Banesat në Europë, ku qëndron Tirana? Kryeqyteti mbetet një nga alternativat më të përballueshme

Banesat në Europë, ku qëndron Tirana? Kryeqyteti mbetet një nga alternativat më të përballueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset