• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Lehtësohen kriteret për investitorët e hoteleve me 4 ose 5 yje, aplikimi për statusin në e-Albania

February 8, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime të vendimit për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe të dokumentacionit për subjektet që aplikojnë për statusin “investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”.

Sipas vendimit kriteret që duhet të plotësojë aplikuesi janë: të investojë në ndërtimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, e cila ndodhet në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit, të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi; ka vlerën e investimit, jo më të vogël se 8 000 000 (tetë) milionë euro për ndërtimin e  strukturës akomoduese me 4 yje dhe jo më të vogël se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje; menaxhohet nga një operator menaxhues, i regjistruar si markë tregtare ose i njohur  ndërkombëtarisht “brand name” me 4 dhe/ose 5 yje, nga autoritetet kompetente të vendeve ku ato ndodhen, i lidhur me aplikuesin me një marrëveshje të vlefshme gjatë kohëzgjatjes së statusit.

Po ashtu aplikuesi duhet të mos jetë subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe të mos ketë një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata apo ndonjë procedurë tjetër të ngjashme; të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për veprat penale të parashikuara në nenin 6, të ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, të ndryshuar; të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.

Në rast se aplikuesi është një SPV ose “Bashkim operatorësh ose konsorciumi”, kriteret e kualifikimit plotësohen nga kompania mëmë/ secili entitet, sipas marrëveshjes së posaçme të lidhur.

Çdo investitor, shqiptar ose i huaj, që kërkon të aplikojë për marrjen e statusit “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” ka të drejtë që të aplikojë për të përfituar njërin nga këta dy statuse.

Aplikimi përbëhet nga tërësia e dokumenteve të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet të cilave vërtetohet plotësimi i kritereve të përcaktuara në këtë vendim.

Dokumentacioni i aplikimit depozitohet nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”. Dokumentet që disponohen në gjuhë të huaj duhet të paraqiten të shoqëruara me përkthimin në gjuhën shqipe të noterizuar.

Dokumentacioni i paraqitur duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar e tij dhe çdo dokument duhet të përmbajë nënshkrimin e personit/personave të autorizuar që paraqesin aplikimin.

Aplikimi së bashku me dokumentacionin e kërkuar dorëzohet nga aplikuesit nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”. Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga komisioni, bazuar në kriteret e kualifikimit të përcaktuara në këtë vendim dhe në dokumentacionin, pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Po kështu ndryshim ka dhe tek garancia e sigurimit të marrëveshjes që duhet të depozitojë investitori për institucionet shtetërore në rastet e shkeljes. Me vendimin e sotëm sigurimi i marrëveshjes bëhet, si më poshtë vijon: Për hotelet me 4 yje për vlerën 240 mijë euro (3 % e vlerës dysheme) për hotelet me 4 yje prej 8 milionë eurosh dhe për hotelet me 5 yje për vlerën 450 mijë euro (3 % e vlerës dysheme për hotelet me 5 yje prej 15 milionë eurosh).

Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Marrë nga ATSH

Tags: 4-5yjeaplikimiinvestitoretehotelevekritereshlehtesimstatusi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Next Post
Shqipëria, e preferuara e destinacioneve të vitit 2024

Shqipëria, e preferuara e destinacioneve të vitit 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

4 hours ago
Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

7 hours ago
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshimin e rregullave të BE-së, makinat me benzinë dhe naftë mund të mbeten në treg edhe pas vitit 2035

8 hours ago
Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

10 hours ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset