• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Liqenet e Lurës: Zbuloni një nga perlat malore të Shqipërisë

September 9, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një nga arsyet se përse na pëlqen kaq shumë të udhëtojmë është për shkak të krijimit të ndjesive të reja, që na bëjnë t’i rikthehemi natyrshëm fëmijërisë, atëhere kur bota ishte një e panjohur që duhej ta zbulonim. Këto emocione do të merrni dhe në Liqenet e Lurës, ku do përqafoheni nga një bukuri natyrore që do të doni ta përjetoni deri në fund.

Tashmë është e njohur shprehja e At Gjergj Fishtës, i cili në fillim të shekullit të XX shprehej se ‘kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë’. Shtrirë në Malësinë e Lurës, janë plot 12 liqene që zbukurojnë të gjithë Parkun Kombëtar të Lurës, ku ndër më të mëdhenjtë e më mbresëlënësit përmenden Liqeni i Madh, Liqeni i Zi, Liqeni i Luleve, Liqeni i Rrasave, Liqeni i Hotit etj.

Karakteristikat

Liqeni i Madh gjendet në lartësinë e 1600 metrave të malit të Kurorës së Lurës dhe përbën një liqen akullnajor me ujë të kristaltë. Karakteristika të ngjashme shfaq dhe Liqeni i Zi, që dallon për faktin se është liqeni më i thellë i të gjithë parkut, e prej andej rrjedh dhe ngjyra e errët e tij.

Tek sa një pjesë e liqeneve mbulohen nga akulli në dimrin e ftohtë apo disa prej tyre thahen gjatë verës së nxehtë, pranvera është padyshim stina më e këshilluar për të vizituar parkun. Pyjet e dendura të ahut që shtrihen deri në lartësine 1600-1700 metrave, pishat e zeza e të bardha apo arneni i zi dhe i bardhë që rriten mbi lartësinë e 1700 metrave, dhurojnë peizazhe spektakolare që ripërtërijnë shpirtin e dekorojnë shkëlqyeshëm liqenet.

Liqenet e Lurës: A e dini se …. - TiranaNews

Jo vetëm pyjet përreth, por edhe vetë liqenet në pranverë vishen nga lulet shumëngjyrëshe, ku zambakët apo bimët e tjera higrofile krijojnë një ambjent përrallor. I tillë ështe dhe rasti i Liqenit të Luleve, që mban këtë emër dhe për shkak të zambakëve të mëdhenj të bardhë që e veshin liqenin me një bukuri dehëse.

Speciet e ndryshme që popullojnë Liqenet e Lurës 

Që nga rrëqebulli apo zardafi grabitqar, deri tek kaprojt, gjelat e egër apo arinjtë e murmë, të shumta janë speciet që popullojnë zonën. Për fat të keq prerja masive e pyjeve gjatë viteve ’90 bëri që shumë prej tyre të rrallohen deri në gjendje kritike. Hyrja në fuqi e moratoriumit kundër prerjes së pyjeve ka bërë që situata të përmirësohet dhe të hidhen bazat për një të ardhme dinjitoze të Parkut në Dibër.

Në vende të caktuara mund të admirosh panoramën e disa liqeneve njëherazi, e ta shtrish vështrimin tej largu në Vargmalet e Lurës. Përrenjtë malorë si Seta, Uraka apo Malla e Lurës përshkojnë parkun, duke gjallëruar e i dhënë vrull një bote natyrore që vërtet nuk  mund të kishte qenë krijuar më mrekullisht se kaq.

Albanian Profile - Liqenet e Lurës

Sugjerime

Parku mund të vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë. Në rast se keni nevojë per mjekime të caktuara është e këshillueshme që të furnizoheni përpara se të niseni për në Lurë. Nuk ka mundësi për të blerë të tilla në zonë e farmacia më e afërt është në një distancë prej rreth 3 orë e 30 minuta me makinë. Mos ngurroni të keni me vete elektrik dore për lëvizje natën, këpucë të mira për ecje, veshje waterproof (që nuk lagen) e nëse do vendosni të vizitoni liqenet përpiquni që të keni me vete një udhërrëfyes që i njeh shtigjet e rrugët. Mos harroni t’i merrni pas me vete në qytet mbeturinat tuaja plastike, metalike dhe sidomos bateritë e përdorura. Në krahinën e Lurës nuk ka asnjë mënyrë për të ricikluar mbetje të kësaj natyre.

Burimi: Into Albania

Tags: AkullnajorAlbaniaBukuriDestinacionDiberFushe LureKurora e LuresLiqenLiqenet e LuresLiqeni i HotitLiqeni i LuleveLiqeni i MadhLiqeni i ZiNatyreNatyroreShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 10 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

14 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

14 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

16 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

2 days ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset