Maestro Brand, të gjithë sytë tek ju!

Veshjet tona janë disa nga elementet më të rëndësishme të pamjes dhe prezantimit tonë në shoqëri dhe si e tillë kujdesemi shumë për të gjetur dhe kombinuar një veshje unike, të vecantë dhe që bën diferencën nga të gjithë ata që na rrethojnë. Endri Shukulli, Beser Sokoli dhe Klei Kurti, tre artistë të talentuar, të inspiruar për të sjellë risi dhe për të na ofruar atë që ne po kërkonim krijuan Maestro Brand.

Maestro Brand prej 2 vitesh tashmë në treg ushtron aktivitetin e tij, ku më së shumti operojnë në personalizimin e atleteve dhe xhaketave të pikturuara, por disponojnë dhe t-shirt apo hoodie. Që në fillimet e tij, biznesi ka tërhequr shumë vëmendje si një risi në treg dhe kërkesa vazhdon të jetë e tillë me një rritje dita-ditës së klientëve që duan të duken unikë me veshjet e tyre.

Pikturat realizohen të gjitha me dore si në atlete, ashtu dhe në xhaketë. Është një proces që zgjat në varësi të dizajnit ku për atlete mund të shkojë nga 4 orë deri në 2 ditë, ndërsa per xhaketa nga 1-3 ditë. Dizajnet mund të krijohen nga artistët e Maestro Brand ose mund të jenë dizajne të gatshme nga klientët.

Bojrat që Maestro Brand përdor janë prodhim Amerikan Angelus të cilat janë waterproof dhe nuk ka rrezikshmëri fshirjeje në atlete, duke siguruar cilësi shumë të mirë.

Çmimet ndryshojnë në varësi të dizajnit të zgjedhur nga klienti, por përgjithësisht për atletet variojnë nga 130-170 euro dhe për xhaketa 90-120 euro.

Porosia juaj vjen kudo që ju ndodheni në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë si dhe në Evropë.

Suksesi që Maestro Brand solli për tre artistët shqiptarë i shtyn ata akoma më shumë për të mos reshtur së sjelluri gjithmonë projekte dhe ide të reja, me ambicien për të arritur objektivat e tyre në të ardhmen, me dëshirën dhe pasionin e madh për artin.