• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Maloku: Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës nëse e bën me pasion

May 29, 2022
in Histori Suksesi, Intervista, Karriere, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

E shohim mjaft aktive me profesionin si gazetare. Oljana Maloku na shoqëron në lajmet e mëngjesit në Televizionin Kombëtar Klan News çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 11:00, po ashtu është kthyer tashmë në promovuese dhe një zë për bizneset shqiptare dhe më gjerë me emisionin Pro Business në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

Veç televizionit e shohim mjaft aktive edhe në  rrjetet sociale duke na treguar dinamikën e jetës së saj dhe ambicjen për të menaxhuar shumë gjëra.

Oljana ka studiuar bachelor për gazetari në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe ka përfunduar master shkencor për marrëdhënie me publikun, ku në vitin 2012 ka përfunduar ciklin e studimeve. Po në këtë vit ka nisur eksperiencën e saj në media, dhe më shumë info mund të gjeni në linkun në vijim.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Oljana_Maloku

Por si është një ditë e zakonshme për Oljanën dhe sa e vështirë është të punosh në media në dy pozicione të rëndësishme si spikere lajmesh dhe si moderator dhe autore e një emisioni. Mos të harrojmë që gazetarja ka edhe një djalë 5 vjec që kërkon përkushtim.

Për ProBizz.al gazetarja Maloku thotë se punën nuk e sheh si detyrim, si diçka që duhet ta realizojë për shkak se është në një marrëdhënie punë, por si burim frymëzimi dhe motivim për çdo gjë që realizon.

Duke u bazuar tek një shprehje franceze ajo thotë se: “Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës nëse e bën me pasion.”

Si nis dita për ju?

Oljana: “Zgjimi është rreth orës 7 pa cerek, si fillim bëj gati djalin për kopësht dhe më pas nisem për Klan ku duhet të jem rreth orës 8 pa 10. Rutina ime në orët e para është grimi dhe informimi rreth ngjarjeve kryesore të ditës që do të më shoqërojnë gjatë moderimit. Në orën 9 fiks futem në transmetim të drejtpërdrejt ku për 2 orë mbuloj pjesën e moderimit live në Klan News. Patjetër lajmet kërkojnë që të jem në alert në çdo kohë për fusha të ndryshme. Pra nga kronika, politika, sociale, ekonomi, rajon, botë, sport, showbiz etj… Me pak fjalë me sy dhe veshë hapur gjithë kohën pasi në transmetim mund të ndodhë çdo gjë. Menaxhimi behët në koordinim të plotë me drejtuesit dhe regjinë dhe them me plot bindje që ndjehem mjaft komode me punën që bëj. “

Oljana Maloku

Emisioni Pro Business, ju merr shumë kohë?

Oljana: “Menjëherë pas lajmeve në Klan News, impenjimi im nis për emisionin në Klan Plus. Ka ditë që unë kam vetëm takime për sipërmarrjet që kanë interes të bëhën pjesë e emisionit apo me të ftuar që unë bashkëpunoj. Ka ditë që unë jam në terren në qytete të ndryshme për të xhiruar emisionin Pro Business pranë kompanive. Në ditë të tjera mund të kem pjesën e regjistrimeve në studio, ashtu siç kam ditë edhe për pjesën e montazhit. Pra me pak fjalë, pas lajmeve kryej një nga proceset që më duhet për të përgatitur emisionin që transmetohet një herë në javë në Klan Plus. Ka një gjë, shumë njerëz kur më shohin në markete apo në vende të ndryshme thonë: “U, gazetarja emisionit të biznesit!”; ka të tjerë që thonë: “U, gazetarja e lajmeve!”. Duket sikur publiku është i ndarë se si e bën lidhjen me imazhin tim”.

Oljana Maloku

Të pëlqejnë më shumë lajmet apo emsioni?

Oljana: “E kam pyetur veten shumë herë dhe ende nuk e kam të qartë këtë përgjigje. Kur jam duke dhënë lajme e gjej aq mirë veten në informimi e publikut sa më duket sikur kam një jetë që e bëj këtë gjë. Nëse jam duke u marrë me emisionin “Pro Business” po ashtu ndjej kënaqësi sepse është një gjë që lindi me mua dhe po rritet. Ideja për Pro Business ka qënë e imja për mënyrën se si zhvillohet dhe sot marr shumë komente pozitive dhe shumë vlerësime për punën që bëj. Ndaj nuk besoj se do t’i ndaja se cfarë pëlqej më shumë. Përshtatem tek të dy rolet që kam dhe i bëj me shumë dëshirë edhe pse patjetër kanë lodhje dhe duan impenjime pak më të ndryshme. “Puna është mënyra më e mirë për ta bërë jetën më të bukur” – thotë Floberi, “ndaj gjithmonë vetëm gjëra pozitive sjell”. Kontributi dhe përkushtimi i çdo dite është mjaft i rëndësishëm. Thonë që pa punë edhe talentët më të mëdhenj shuhen, ndaj mendoj se mirë na bën angazhimi maksimal.

A ke menduar të heqësh dorë nga ky profesion?

Oljana: “Nuk e mohoj që në fillimet e vështira mund t’i kem thënë vetes, po unë ç’dua me këtë profesion dhe duhet ta lë! Tani këtë nuk e coj nëpër mend dhe thash arsyeja është sepse unë nuk e shoh më si punë, por si pasion dhe ushqim që përmbush ëndrrën time për të cilën punoj prej vitesh. Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por lidhja ime me median tani është shumë e fortë”.

Si mund të marrin pjesë bizneset në emisionin tuaj?

Oljana: “Mjafton të na kontaktojnë në adresat që ndodhen edhe në website të Klan apo edhe në rrjetet e mia sociale dhe ne jemi të hapur të bisedojmë për trajtimin e temave të ndryshme. Jam e lumtur që pjesë e Pro Business janë bërë kompani pafund, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe nga fusha të ndryshme; bujqësia, energjia, hoteleri-turizëm, sigurimet, energjia, shërbime, sektori banker, prodhimtari e shumë të tjera.”

Oljana Maloku

Ju kemi parë edhe aktive në rrjetet sociale me promovimin e bizneseve, duket se ku ka biznes jeni aty?

Oljana: “Puna që bëj më ka krijuar shumë kontate. Në fillim në Tv Klan kam punuar në terren si gazetare ekonomie, normalisht ky ka qënë një plus për mua për krijimin e bazës së duhur të connection. Më pas të qenurit në ekran më bën të jem më e përzgjedhur nga bizneset për t’ju bashkuar në evente, promovime apo prezantime të ndyshme dhe e bëj me dëshirë. Marr kënaqësi nësë jap kontributin tim sadopak në promovimin e tyre nëpërmjet rrjeteve të mia sociale.“

Jeta private?

Oljana: “Pëlqej që jeta private të jetë sa më e veçuar nga puna ime dhe nuk preferoj ta publikoj shpesh. Jam e martuar, kam një bashkëshort të shkëlqyer që gjithmonë ka qenë mbështetje për mua. Qershia mbi tortë e familjes është djali, 5 vjec. Nëse kam një peng që më shoqëron është koha e paktë që unë kaloj më të për shkak të impenjimeve. Jam munduar të gjej ekuilibrat, por është shumë e vështirë për shkak të profesionit. Koha fluturon dhe kam mall për cdo sekond që jam larg tim biri.”

Çfarë ke pasion?

Oljana: “Besoj duket shumë qartë edhe në postimet që bëj. Unë jam e fiksuar pas fotografisë. T’i bëj foto të bukura të tjerëve apo thjesht natyrë dhe patjetër vetes. Në ka një gjë që mund ta bëj gjithë ditën është të fotografoj, të editoj foto dhe të publikoj. Pasion shumë i hershëm dhe besoj se nuk do më ikë kurrë. Më pëlqen e bukura dhe fiksimi i çdo momenti të këndshëm.”

Oljana Maloku
Tags: emisionGazetareKlan NewsLajmeModeratoreOljana MalokuPro Business
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre
Karriere

Kur respekton kohën e tjetrit, tregon sa e vlerëson atë

August 27, 2026
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!
Karriere

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 24, 2026
Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta
Karriere

Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

August 22, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
Presidenti Joe Biden thotë se të rinjtë kanë nevojë për këto 3 aftësi udhëheqëse për të ndryshuar botën

Presidenti Joe Biden thotë se të rinjtë kanë nevojë për këto 3 aftësi udhëheqëse për të ndryshuar botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset