Dietologët kanë rekomanduar që të shmanget ngrënia e vonë e darkës , megjithatë ka disa ushqime që mund të konsumohen dhe sërish nuk rëndojnë ose nuk shtojnë në kalori.
Peshku mund të jetë një zgjidhje për një vakt në darkë vonë, nëse gatuhet në mënyrë të shëndetshme. I pasur me proteina që ju ndihmojnë për të qëndruar të ngopur pa u rënduar në stomak .
Ashtu si peshku, pula është burim i shkëlqyer proteinash, por nuk duhet të tejkalohet sasia , pra më shumë se 100 gram .
Qumështi ju përmirëson gjumin. Kjo është për shkak të pranisë së triptofanit, një aminoacid që stimulon prodhimin e serotoninës, një hormon që rregullon gjumin. Qumështi gjithashtu përmban kalcium, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve dhe sistemit nervor.
Gjithashtu djathë i freskët, por jo në sasi të madhe dhe nga frutat preferohen manaferrat.












