Këtë vit moda na fton për më shumë guxim duke larguar ngjyrat e errëta dhe veshjet e njëtrajtshme.

Një nuancë e veçantë e të gjelbrës, e njohur si chartreuse, pritet të jetë ngjyra më në trend e vitit 2026. Sipas ekspertëve të modës, kjo ngjyrë e ndezur nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por edhe një mënyrë për të shprehur vetëbesim.
Ata që e zgjedhin chartreuse dallohen menjëherë dhe krijojnë një pamje moderne, të freskët dhe plot energji.












