Parukeri Estetikë Ami, paketat e shërbimit për të bukurën!

Mjafton të keni një arsye për t’u dukur bukur dhe për t’u ndjerë mirë, pasi Ermira ofron maksimumin e shërbimit për ju!

Me një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare, Ermira Hastoci ka ngritur sallonin e saj ku ofron trajtime të ndryshme për klientët.

Nga viti në vit gama e shërbimeve ka ardhur në rritje, duke ju përshtatur metodave më të fundit dhe duke aplikuar produkte cilësorë dhe të një standardi të lartë.

Ambienti i ngrohtë dhe i këndshëm ju bën të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Shërbimet që gjeni tek parukeri estetike Ami

Prerje, stilim dhe lyerja flokësh

Është mjaft e rëndësishme që çdo hap që ndërmerrni me flokët tuaj të jetë i sigurtë dhe në duar të besuara. Ermira kujdeset në detaj për këtë pjesë duke ju përshtatur shijeve dhe kërkesave tuaja dhe pse jo duke dhënë edhe ajo vetë idenë më të mirë. Lyerja e flokëve realizohet me linjat e bojërave më të mira dhe nën trajtimin e duhur sidomos për klientet që aplikojnë ngjyrat bjonde.

Manikyr dhe pedikyr

Idetë më të bukura për të trajtuar thonjtë tuaj i gjeni tek PARUKERI ESTETIKË AMI. Ermira realizon me kujdes preferencat tuaja për t’iu përshtatur përditshmërisë, por edhe eventeve që mund të keni.

Masazh trupi dhe fytyre

PARUKERI ESTETIKË AMI ofron shërbime masazh fytyre dhe masazh trupi me produkte profesionale dhe më cilësoret në treg. Pastrimi dhe masazhi i fytyrës është mjaft i rëndësishëm ndaj në këtë qendër është menduar edhe për këtë shërbim të rëndësishëm për çdo vajzë dhe grua. Po ashtu një rol kryesor në relaksin tonë zë masazhi i trupit ku ofrohet qetësia dhe trajtimi i duhur i lëkurës së trupit.

Make up profesional, stilime nusesh  

Pa dyshim një make up profesional dhe i përsosur është i domosdoshëm ditën më të rëndësishëme të jetës. Ermira realizon make up perfekt për të gjitha vajzat e interesuara për dasmat e tyre. Po ashtu edhe stilimet e flokëve janë në variantet nga më të ndryshme, sipas shijeve të nuseve të ardhshme. Shërbimet e make up dhe stilimet e flokëve padyshim kryhen edhe për çdo event tjetër.

Fustane për ditën e dasmës

Fustanet e nuserisë janë përzgjedhur me kujdes për të ofruar variante nga më të ndryshmet të cilat i shtojnë shkëlqim të gjithë performancës tuaj dhe i japin dritë një nga ngjarjeve më të rëndësishme të jetës suaj siç është “Martesa”.

Parukeri Estetikë AMI ndodhet në zonën e Saukut, konkretisht tek Rruga Doktor Shefqet Ndroqi. Aty ofrohet shërbim profesional nga stafi i shkëlqyer dhe me përvojë dhe po ashtu me çmime mjaft konkuruese.

Kontakt: Instagram @parukeri_estetike_ami

Të Ndryshme

Marketing

Të Fundit