Sëmuret aktori Morgan Freeman

Aktori i njohur Morgan Freeman ka anulluar udhetimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar  ku do të promovonte serialin e tij të ri Special Ops: Lioness në të cilin luan së bashku me Nicole Kidman dhe Zoe Saldana.

Shkak sipas mediave është bërë pasi 86 vjeçari u kontaminua me një infeksion ngjitës.  

Seriali thriller i cili është i frymëzuar nga një program i CIA-s  ka në qendër marinsen Joe (Zoe) e cila përpiqet të balancojë jetën e saj personale dhe punën, ndërsa ajo udhëheq rrugën në luftën e organizatës kundër terrorit.

Morgan ka rolin e sekretarit amerikan të shtetit Edwin Mullins dhe Nicole luan rolin e mbikëqyrses së lartë të CIA-s, Kaitlyn Meade.