
Probizz.al: Si ju lindi ideja për të themeluar një qendër për fëmijët me autizëm?
Esmeralda Capja: Gjatë periudhës së COVID-it, unë punoja si zëvendës-drejtoreshë në një shkollë fillore. Detyra ime ishte menaxhimi i fëmijëve me aftësi ndryshe. Duke qenë se të gjitha shkollat ishin të mbyllura, vendosa të mbështes prindërit online me ide se si të ndihmonin fëmijët e tyre në shtëpi. Shumë prindër më pas kërkuan mbështetje fizike duke sjellë fëmijët e tyre në shtëpinë time. Në mënyrë marramendëse, fjalët u përhapën dhe unë po jepja terapi shumë fëmijëve në shtëpi me dy kolegë të tjerë, ndërkohë që vazhdoja të mbaja një punë me kohë të plotë në shkollë. Kjo ka qene zanafilla e klinikave SEND & Sensory.
Probizz.al: Çfarë terapish ofrohen për fëmijët të spekrit autik?
Esmeralda Capja: Në klinikat tona, ne ofrojmë një metodë unike të terapisë e cila ndërthur disa disiplina te ndryshme që për bazë kanë modelin e SCERTS. Përpara se një fëmijë të filloje terapi, bëhet një vleresim fillestar i fëmijës. Më pas, femijët vendosen në 3 grupe progresive sipas aftesive të tyre konjitive. Këto grupe quhen, caterpillar (krimbi mëndafshit), cocoon (kokoni) dhe butterfly (flutura). Programi ynë unik përfshin Terapi Logopedike (SL therapy), Parimet e ABA-së, Terapi Lojë, Attention Autism, SCERTS, Total Communication, Terapy Okupacionale, Terapi Arti si edhe Terapi Muzike.
Probizz.al: Sa rezultative kanë qenë këto terapi për fëmijët, sipas pritshmërive të prindërve etj?
Esmeralda Capja: Kjo është një pyetje shumë interesante. Rezultatet për çdo fëmijë janë të ndryshme dhe unike në varësi të kapacitetit të tyre konjitiv. Do të thoja se terapia që ofrohet ka rezultuar shumë e suksesshme për shumicën e fëmijëve. Dhe për disa fëmijë të tjerë, më pak. Dikush njëherë më pyeti: Çfarë ndodh nëse një fëmijë nuk bën progres? Përgjigjja ime për te ishte: Disa fëmijë nuk do të kenë të njëjtin ritëm progresi, por ajo që po bëjmë është të sigurojmë që fëmijët që marrin pjesë në terapi të mos humbasin aftësitë që kanë arritur, pasi shumë fëmijë me Autizëm gjithashtu bëjnë regres në aftësitë e perfituara.
Probizz.al:Londra krijon mundësi më të mëdha për këto qendra apo gjithësesi jeni përballur me sfida të mëdha?
Në një qytet kaq të madh, edhe mundësitë janë të mëdha. Siç mund ta imagjinoni, ndërtimi i një marke nuk është i lehtë. Sfidat tona më të mëdha kanë qenë se legjislacioni është shumë i rreptë dhe ka shumë burokraci – shumë politika, shume kontrolle dhe shume rregulla duke qenë se Logopedia është një titull i mbrojtur nga HCPC (The Health & Care Professions Council). Gjithashtu rekrutimi dhe mbajtja e stafit cilësor është një sfidë me vete. 50% e stafit tonë janë nga Shqipëria dhe Kosova.

Info rreth Esmeralda Capja
- Jetoj ne Angli prej 27 vjetësh.
- Si fillim kam punuar si mësuese e shkollës fillore – më pas u bëra nëndrejtoreshë dhe SENDCo (kordinatore e edukimit special)
- Kam përfunduar BEd (Bachelor of Education) si edhe PGDip (Postgraduate Diploma) në Londër tek Intitute of Education.
- Kam përfunduar PGCert (Pograduate Certificate) si edhe MA tek Universiteti i Middlesex
- Së fundmi kam përfunduar NPQH (National Professional Qualification of Headship) titullin e dretoreshës së shkollës.
- Jam e certifikuar botërisht si Certified Autism Specialist, dhe vlerësuese klinike e autismit duke përfunduar (ADOS-2) si edhe (ADI-R). Gjithashtu jam vleresuese e modelit SCERTS që njihet botërisht për progresin që bëjnë fëmijët me autism.
- Gjithashtu kam shkruar një libër rreth Autismit ku prindërit mund të marrin këshilla praktike. Së shpejti do të jetë edhe në gjuhën shqipe.
- Navigating Autism: 101 Tips for Parents with Extraordinary Kids: Amazon.co.uk: Sensory, Send, Flook, Mr Nicholas, Capja, Ms Esmeralda: 9798852881687: Books














