Studimi: Të gjithë personat që jetojnë sot në Tokë e kanë prejardhjen nga një shtet i vetëm afrikan

Një studim i ri i bërë gjatë këtij viti ka gjetur disa prova bindëse që vërtetojnë akoma më tepër teorinë se të gjithë njerëzit që jetojnë sot në Tokë e kanë prejardhjen nga parardhësit që jetonin në një shtet në kontinentin e Afrikës.

Studiuesit nga University of Oxford arritën të lokalizonin pemën më të madhe familjare duke përdorur lidhjet gjenetike midis njerëzve. Kjo gjë u arrit duke kombinuar të dhënat moderne dhe ato të gjenomeve të regjistruara në 8 databaza të ndryshme.

Përmes një deklarate për shtyp Dr Yan Wong, një ekspert në fushën e gjenetikës në Big Data Institute dhe bashkë-autor në këtë studim tha: “Ne kemi arritur të krijojmë një pemë të madhe gjenealogjike për të gjithë humanët, e cila tregojnë një histori që gjeneroi të gjitha variacionet gjenetike që gjenden tek njerëzit në ditët e sotme. Kjo gjë na lejon të shikojmë se si sekuenca gjenetike e personave mund të lidhet me persona të tjerë në të gjitha pikat e gjenomës.”

Studimi tregon se regjionet individuale të gjenomës janë të trashëguara nga një prind i vetëm, nëna ose babai.

Dr Anthony Wilder Wohns shtoi: “Ne jemi në gjendje të parashikojmë se ku paraardhësit tanë kanë jetuar. Fuqia e këtij studimi qëndron në faktin se mund të bëjë parashikime të sakta bazuar në ADN moderne dhe të vjetra të grumbulluara.”

Nga ky studim u kuptua se origjina e të gjithë njerëzve që jetojnë sot në Tokë vjen nga shteti i Sudanit në Afrikë, nga njerëz të cilët kanë jetuar më tepër se 1 milion vite më parë.

Burimi: Geek Room