• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Superushqimet që përmirësojnë shikimin

January 27, 2026
in Keshilla Shendeti
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shëndeti i syve është një pasuri e çmuar që shpesh e marrim si të mirëqenë, derisa ndihen shenjat e lodhjes, thatësisë ose shikimi fillon të bëhet i paqartë. Por, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe sytë tanë varen drejtpërdrejt nga ushqimi që konsumojmë. Me kujdes dhe vëmendje ndaj dietës, mundemi jo vetëm t’i mbrojmë, por edhe të përmirësojmë shikimin dhe gjendjen e përgjithshme të syve.

Kërkimet shkencore kanë vërtetuar se disa ushqime kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e syve. Në vend të kërkimit të zgjidhjeve të ndërlikuara, ndonjëherë përgjigja qëndron në zgjedhjet e thjeshta në tryezën tonë. Ja gjashtë superushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për sy të shëndetshëmq:

  1. Peshku me yndyrë të shëndetshme – Toni, salmoni, skumbria dhe sardele janë burime të pasura me DHA, një acid yndyror që ndodhet në retinë. Ky përbërës thelbëson për shikimin e qartë dhe mbrojtjen nga thatësia e syve. Nivelet e ulëta të DHA-së janë lidhur me rritjen e rrezikut për sindromën e “syrit të thatë”.
  2. Arrat, veçanërisht bajamet – Pakëza bajame në ditë ofrojnë një dozë të mirë të vitaminës E, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftën kundër plakjes së indeve të syrit dhe ngadalëson degjenerimin makular, një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit tek të rriturit.
  3. Frutat e ndritshme – Manaferrat, portokallat dhe limetë janë të ngopura me vitaminë C. Kjo vitaminë jo vetëm forcon sistemin imunitar, por ka vërtetuar se ul rrezikun e zhvillimit të kataraktës dhe degjenerimit makular.
  4. E verdha e vezës – Nëse e keni shmangur për shkak të kolesterolit, konsumimi me masë i verdhës së vezës është shumë i dobishëm për sytë. Ajo është një burim i shkëlqyeshëm i luteinës, zeaksantinës dhe zinkut – tre përbërës që veprojnë si mbrojtje e natyrshme ndaj dëmtimeve të dritës dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kronike të syrit.
  5. Karotat – Karotat kanë një reputacion të vjetër si ushqim për shikimin, dhe me të drejtë. Beta-karoteni në to, që shndërrohet në vitaminën A në trup, është thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të retinës dhe për shikimin e mirë në errësirë.
  6. Perimet me gjethe të gjelbra – Spinaqi, lakra dhe brokoli ofrojnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që veprojnë si “syze dielli natyrore” për retinën, duke thithur dritën blu të dëmshme dhe duke ulur dukshëm rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktës.

Ndryshimet e vogla, por të qëndrueshme në dietë, kanë fuqinë të transformojnë shëndetin tonë. Duke përfshirë këto ushqime në menu, ne nuk po ushqejmë vetëm trupin, por po investojmë në një të ardhme me shikim të qartë dhe sy të shëndetshëm.

Tags: keshillashendetishikimisyteUshqime
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon
Keshilla Shendeti

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

September 4, 2026
Kujdes nga helmimet ushqimore, temperaturat e larta rrisin rrezikun
Keshilla Shendeti

Kujdes nga helmimet ushqimore, temperaturat e larta rrisin rrezikun

September 3, 2026
Vitamina D mund të ndihmojë trurin te të moshuarit me dëmtime të lehta të kujtesës
Keshilla Shendeti

Vitamina D mund të ndihmojë trurin te të moshuarit me dëmtime të lehta të kujtesës

September 1, 2026
A duhet të konsumojmë vezë çdo ditë ?
Keshilla Shendeti

Vezët nuk janë burimi i vetëm i proteinave: ushqimet që mund t’i sjellin më shumë organizmit

August 25, 2026
Në ditët me diell jemi më të lumtur
Keshilla Shendeti

Sa diell na duhet për të qenë të shëndetshëm? Ja çfarë thonë ekspertët

August 11, 2026
Më shumë se një suplement, rëndësia e përdorimit të probiotikëve gjatë verës
Keshilla Shendeti

Më shumë se një suplement, rëndësia e përdorimit të probiotikëve gjatë verës

August 3, 2026
Next Post
Wizz Air “pushton” qiellin shqiptar/ Kryeson si linja më e përdorur, Rayan Air mban vendin e dytë

Wizz Air “pushton” qiellin shqiptar/ Kryeson si linja më e përdorur, Rayan Air mban vendin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

19 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

20 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

21 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

2 days ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset