• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Takimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias

December 20, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 20 dhjetor 2021, me rastin e mbylljes së vitit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë dhe gazetarë të njohur të shtypit të shkruar e medias elektronike, analistë të politikës dhe të ekonomisë, dhe përfaqësues të medias në Shqipëri.

Takimi u çel me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit Sejko, i cili, pasi falënderoi përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen në aktivitet, theksoi vlerën e veçantë të këtij ritakimi për të kaluar pak kohë së bashku në këtë prag festash, në mjediset e Bankës së Shqipërisë.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj medias për gatishmërinë, objektivitetin dhe seriozitetin e treguar në mbulimin dhe transmetimin në publik të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë përgjatë gjithë vitit 2021. Profesionalizmi në ndërtimin dhe transmetimin e lajmit dhe analizës ekonomike ka qenë një ndihmë e vyer, e cila ka kontribuuar qenësisht në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve e atij financiar.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori Sejko garantoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një institucion transparent, i gatshëm të japë opinionet dhe vlerësimet e saj në të gjitha debatet publike që lidhen me ecurinë e ekonomisë së vendit dhe tregjet financiare.

1 (1) 498

Gjatë këtij aktiviteti, u ndanë dhe tre çmimet e konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”. Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit.

1 (6) 498

Edukimi financiar dhe puna kërkimore janë vazhdimisht në fokus të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, si parakushte të zhvillimit ekonomiko-social të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të tij. Sivjet është viti i 15-të, që Banka e Shqipërisë përzgjedh dhe vlerëson tre punime shkencore të përgatitura nga studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar etj.

Me çmimin e parë u vlerësua zj. Ervi Kosta, studente e Masterit të Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë Dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me temën: “Diversifikimi i të ardhurave dhe ndikimi i tij në performancën financiare të bankave tregtare”, çmim i cili u dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.

1 (3) 498

E veçanta e kësaj teme është shqyrtimi – falë vlerësimeve me regrese të tipit panel – i lidhjes midis performancës financiare të bankave të nivelit të dytë dhe nivelit të diversifikimit të të ardhurave të tyre. Nga kjo analizë kuptojmë se mbetet ende mjaft punë për t’u bërë nga bankat e nivelit të dytë, përsa i përket përfitueshmërisë së sistemit nëpërmjet diversifikimit të të ardhurave.

Me çmimin e dytë u vlerësua zj. Marina Poppa, studente e ciklit Master në Ekonomi Zhvillimi, City University, Londër, me temë: “Vlerësimi i rolit të mjedisit makroekonomik dhe institucional në performancën e institucioneve mikro-financiare në Shqipëri”.

1 (4) 498

Puna e saj kërkimore merr në analizë aktivitetin e institucioneve mikro-financiare në Shqipëri, një aktivitet ky kyç për nxitjen e përfshirjes në kredimarrje për segmentet e popullsisë më pak të angazhuara në ekonomi – siç janë rezidentët me të ardhura të ulëta dhe ata të përqendruar në zonat rurale. Masa e përfshirjes financiare të popullsisë është tregues i drejtpërdrejtë i nivelit të sipërmarrjes ekonomike, dhe instucionet mikro-financiare luajnë rol vendimtar në stimulimin e kësaj përfshirjeje.

1 (5) 498

Me çmim të tretë u vlerësua zj. Kristjana Proko, studente e Masterit të Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me temën: “Tatimi optimal për të ardhurat nga paga – rasti i Shqipërisë”.

1 (7) 498

Nëpërmjet këtij materiali trajtohej tema e një debati të gjatë e ende të ndezur në sferat e vendimmarjes ekonomike dhe politike në vend. Të dhënat autorja i modelon në tri variante, duke paraqitur përfundime konkrete dhe të argumentuara lidhur me nivelin optimal të tatimit mbi të ardhurat personale. Në përfundimet e materialit, autorja konstaton se sistemi aktual progresiv gjeneron nivelin më të lartë të të ardhurave publike, dhe se mesatarja optimale e tatimit është e krahasueshme me përqindjet e tatimit mbi të ardhurat të aplikuara aktualisht.

Burimi: Banka e Shqiperise

Tags: Analize ekonomikeBanka e ShqiperiseCmimeEkonomiGent SejkoGurvernatorKonkursShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 21 dhjetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

16 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

17 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

18 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

2 days ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset