Thethi dhe Ksamili, destinacionet e preferuar të blogerëve të huaj

Vitet e fundit vendi ynë ka tërhequr vëmendjen e blogerëve të huaj të cilët promovojnë bukuritë e Shqipërisë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka shpërndarë në rrjete sociale një video nga udhëtimi i blogeres Coral Gorstein, e cila ka vizituar Shqipërinë nga Thethi në Ksamil.

Me një kolazh kartolinash nga Thethi në Ksamil destinacionet e preferuara të blogerëve të huaj që dita-ditës po e zgjerojnë hartën turistike duke promovuar perla të reja për t’u zbuluar dhe ku vështirësia e vetme është ajo e zgjedhjes”, tha Kumbaro.

Nëse ju pëlqen eksplorimi dhe natyra, unë do t’ju rekomandoja të vizitoni Thethin dhe Lumin e Shalës. Nëse jeni duke kërkuar për plazhe zona e Vlorës dhe Ksamilit janë vendet ku mund të shkoni”, shkruan Gorstein për të gjitha ata që e pyesin për vendet më të mira për tu vizituar në Shqipëri.