Zyrtarisht jemi në pranverë dhe bashkë më largimin e xhupave dhe palltove ndryshojmë edhe dietën tonë ushqimore .
Janë disa produkte të stinës që dietologët i rekomandojnë për t’i konsumuar gjatë kësaj periudhe.
Asparaku është një ushqim me shije të mrekullueshme që ka pak kalori, vitaminë A dhe acid folik që ndihmon në përthithjen e hekurit.
Gjithashtu i pasur me vitaminë B është panxhari , një burim i shkëlqyer energjie.
Qershia është e pasur me antioksidantë që ndikojnë në luftën ndaj radikaleve të lira. Të tjera ushqime që duhen konsumuar janë rukola, bishtajat,bizelet etc .












