• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR DHE 113 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

December 2, 2025
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, krenaria, historia, trashëgimia dhe identiteti i shqiptarëve në Amerikë, bashkoi vëllazërisht patriotë, veprimtarë, atdhetare, shoqata patriotike e organizata shqiptare nga shtete të ndryshme të Amerikës, Kanadaja e Europa, Shqipëria, Kosova e viset shqiptare duke festuar me gëzim, nderim e respekt madhështi 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festën e Flamurit Kombëtar. Në një ceremoni madhështore si kurrë më parë në vitet e fundit, organizuar me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e veçantë të degëve të Vatrës në Miçigan, Florida, Utah, Long Island, North Jersey, Mëmëdheu-New Jersey, Hartford, Ridgewood, Westchester-Putnam, Queens e Hudson Valley, Federata Vatra shënoi një moment të veçantë të bashkimit të shqiptarëve rreth flamurit kombëtar e shpirtit të kombit në Vatrën e të gjithë shqiptarëve.

Festa e flamurit kombëtar dhe dita e Pavarësie është festa më e shenjtë dhe më e shtrenjtë e popullit e kombit shqiptar ku çdo herë festohet trashëgimia e lirisë dhe dinjitetit kombëtar prej aktit patriotik të patriotëve Ismail Qemali, DomNikoll Kaçorri, Vehbi Dibra Agolli, Jorgji Karbunara, Elmas Boçe, Veli Harçi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, Dhimitër Tutulani, Aristidh Ruçi, Abdi bej Toptani, Abaz Dilaver Çelkupa, Mid’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Zihni Abaz Kanina, Xhelal Koprëncka, Hajredin bej Cakrani, Qemal Karaosmani, Ilias bej Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Beratti, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Murad bej Toptani, Pandeli Cale, Luigj Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiridon Ilo, Thanas Floqi, Qemal Mullaj, Lef Nosi, Myrteza Ali Struga, Nuri Sojliu, Mustafa Merlika-Kruja, Ferit bej Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Nebi Sefa dhe Zyhdi Ohri.

Pavarësia është një ditë krenarie, lavdie, gëzimi, uniteti dhe reflektimi të thellë mbi sakrificën e patriotëve të kombit tonë në shërbim të lirisë e pavarësisë. Personalitetet e shquara kombëtare me shpalljen e pavarësisë çliruan shqiptarët prej robërisë, themeluan shtetin modern shqiptar dhe vendosën themelet e sovranitetit dhe identitetit kombëtar.

Pavarësia e Shqipërisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike, politike, gjeopolitike, kulturore, atdhetare dhe identitare për çdo shqiptar anëmanë botës pasi kurorëzon fitoren me dinjitet të shqiptarëve përballë pushtuesve në aspiratat për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Darka gala e Vatrës në Bronx filloi me Vallen e Flamurit, performancë e grupit Rozafati drejtuar nga koreografe Angjelina Nika(Mjeshtër i Madh) ndërsa këndimin e himneve kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ekzekutoi mjeshtërisht tenori Julian Gjojdeshi.

Dom Pjetër Popaj në bekimin e darkës theksoi se sonte lartësojmë në lutje të gjithë patriotët e vitit 1912 dhe të gjithë burrat e gratë e atdheut që rrezikuan të gjithçka që Shqipëria të qëndronte e lirë dhe e barabartë mes kombeve të botës. O Zot, beko flamurin shqiptar, atë fushë të kuqe të madhe me gjakun e martirëve, dhe shqiponjat dykrenare që qëndron mbi të Shenjën e identitetit tonë, e unitetit tonë dhe e qëndresës sonë në shekuj, tha ndër të tjera në bekimin e tij famullitari Dom Pjetër Popaj.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes u shpreh se në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, zemrat e shqiptarëve rrahin njësoj, nga Vlora në Preshevë, nga Ulqini në Shkup, nga Tirana në Prishtinë, e deri tek të gjitha viset ku flitet, këndohet dhe frymohet shqip. Kryetari Berisha në fjalën e tij vlerësoi e falenderoi në mënyrë të veçantë personalitetet kombëtare e veprimtarët e shquar : Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Agim Aliçkaj, Bruno Selimaj, Elez Osmani, Demë Balidemaj etj. Kryetari Dr. Berisha në fjalën e tij përmendi disa prej sukseseve të Vatrës si:

• Intensifikimi i komunikimit me institucionet e shtetit amerikan, duke forcuar prezencën dhe ndikimin e VATRËS në Vashington.

• Organizimi i dhjetëra aktiviteteve, konferencave, pritjeve dhe eventeve, ku kemi mikpritur personalitete politike, akademike dhe kulturore nga të gjitha trevat shqiptare.

• Vizita dhe misione pune në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Qamëri me qëllim afirmimin e interesave të bashkëkombasve tanë.

• Botimi i Enciklopedisë së VATRËS, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë – një vepër monumentale që dokumenton më shumë se një shekull veprimtari kombëtare etj.

Ambasadori i Shqipërisë në Washington Ervin Bushati në fjalën e tij theksoi rëndësinë e Federatës Vatra për shqiptarët e Amerikës dhe kontributin e Federatës Vatra për pavarësinë e Shqipërisë e çështjen kombëtare.

Miku special i Vatrës Princ Leka II bashkë me të fejuarën e tij znj.Blerta Celibashi, në fjalën e përshëndetëse kujtoi miqësinë e veçantë të familjes mbretërore shqiptare me Federatën Vatra dhe shqiptarët e Amerikës. Princ Leka II nderoi dhe shprehu mirënjohje të veçantë për historinë e Vatrës lidhur ngushtë me miqësinë me Mretërinë Shqiptare, për legalistët, Zogistët, ballistët e demokratët që janë bashkuar rreth çështjes kombëtare dhe forcimit të miqësisë mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve etnike.

Kori i fëmijëve dhe orkestra “Kënga Jonë” e drejtuar nga Blina Selimaj emocionoi të gjithë të pranishmit me këngët “Moj e bukura more”, “Moj e bukura Arbëri”, “Këngë moj buçet në male”. Një performancë mbresëlënëse realizoi edhe grupi “Rrënjët Shqiptare” me vallen dibrane të përgatitur nga koreografja Angjelina Nika.

Arqipeshkvi i Katedrales së Shën Gjergjit në Boston Peshkopi Nikodhim në fjalën e tij theksoi se jam krenar që bashkohem përsëri me ju sot, ndërsa qëndrojmë nën flamurin Kuq e Zi, duke u bashkuar me ju përsëri si vëlla. Për kaq shumë vite, u mirëprita nga Vatra, dhe ishte në dritën e kësaj mirëpritjeje që u njoha për herë të parë me Dom Pjetrin, me Imam Edinin, me Imam Tahirin dhe me shumë të tjerë. Ishte në dritën e kësaj mirëpritjeje që u njoha me komunitetin shqiptar përtej dyerve të shtëpisë sime të dashur të Kishës së Shën Nikollës. Mirëpritja juaj ka qenë pjesë e formimit tim, dhe ju jam mirënjohës. Qofshin duart tuaja gjithmonë të shtrira me mirësi dhe durim, dhe Zoti na ktheftë përsëri tek njeri-tjetri tani dhe gjithmonë, theksoi ndër të tjera Peshkopi Nikodhim.

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë nëntorëve në historinë kombëtare: nga Nëntori i Skënderbeut, të Ismail Qemalit e Adem Jasharit.

Kryetari i Këshillit të Vatrës Kolec Ndoja në fjalën e tij theksoi se sonte festojmë në shtëpinë shpirtërore, kulturore dhe morale të mbarë kombit tonë. Diaspora jonë — me miliona — është më e bashkuar se kurrë. Sot nuk flasim si komunitete të shpërndara.

Flasim si një familje kombëtare, dhe sonte, këtu në New York, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, i deklarojmë botës: Kombi Shqiptar është Një. Kushtetuta e tij duhet ta pasqyrojë këtë të vërtetë. Dhe e ardhmja e tij do të shkruhet së bashku, tha ndër të tjera z.Ndoja.

Miq specialë në darkën e Flamurit ishin edhe Bujar Hudhri i shtëpisë botuese “Onufri” e Frano Kulli i shtëpisë botuese “Gjergj Fishta” të cilët janë kontributorë në festivalin e librit shqip të organizuar nga Vatra. Sekretari i Federatës Vatra Dr. Pashko Camaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë kulturore dhe patriotike të festivalit të librit “Albanian Bookfest” si një kontribut i jashtëzakonshëm i Federatës Vatra për komunitetin shqiptar në Amerikë me qëllim ruajtjen e gjuhës shqipe, të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i darkës Mondi Rakaj në fjalën e mirënjohjes falënderoi bashkëpunëtorët dhe organizatorët e darkës së Flamurit Kombëtar: Ismer Mjeku, Bashkim Musabelliu, Ilir Cubi, Anton Raja, Sokol Paja dhe shprehu mirënjohje degëve të Vatrës e patriotëve të Amerikës që u bashkuan rreth Vatrës në festën e Flamurit Kombëtar. Këngëtarët Albërie Hadërgjonaj, Gëzim Nika(Mjeshtër i Madh) e tenori Julian Gjojdeshi krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive me interpretimet patriotike, artistike dhe atdhetare, teksa Alketa Ktona Veshi solli për pjesëmarrësit veshje kombëtare të të gjitha trevave të Shqipërisë si pasuri kombëtare e trashëgimisë sonë kulturore. Me krenari e dinjitet Vatra vazhdon të jetë forca më përbashkuese e më frymëzuese patriotike në komunitetin shqiptar në Amerikë. Vatra është trashëgimi e shenjtë shpirtërore, kulturore dhe atdhetare e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirënjohje përjetë themeluesve të Federatës Vatra dhe themeluesve të shtetit shqiptar që më aktin e lartë patriotik e vetëdijen kombëtare i dhanë kombit lavdi, nder e dinjitet.

Tags: 113 vjetoriAmerikefestaflamuritpavaresiseShqiptaretVatra
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Next Post
Po mbyllen bankomatët tradicionalë?

Po mbyllen bankomatët tradicionalë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

7 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

8 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

9 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

1 day ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset