WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në 47 smartphone gjatë kësaj jave

Ka ardhur e njejta kohë e vitit ku WhatsApp tregon se do të ndalojë së funksionuari në sistemet operative të vjetra të cilat fuqizojnë ende disa smartphone të ndryshëm. Sigurisht ndër vite ju mund të keni dëgjuar këtë strategji të WhatsApp, ku vendosin të ndalojnë së suportuari modelet e vjetra të smartphone-ve.

Ju do të jeni në gjendje të ripërdorni adresën tuaj në WhatsApp pasi të nisni të përdorni një pajisje më të re me sistem operativ që mbështetet ende nga kompania.

GizChina shpjegon se do të jenë 47 pajisje të cilat do të ndalojnë së funksionuari nga data 31 dhjetor. Në këtë listë përfshihen dhe 2 pajisje të iPhone, iPhone 5 dhe iPhone 5C.

Për të mbajtur të njejtin hap me avancimet e reja në teknologji, ne vazhdimisht kemi ndërprerë mbështetjen e sistemeve të vjetra operative dhe kemi përdorur resurset tona për të mbështetur sistemet e reja. Nëse ka ardhur koha që ne të ndalojmë së mbështeturi sistemin operativ të pajisjes që ju përdorni, do t’ju njoftojmë disa herë të siguroni një pajisje më të re për të përdorur WhatsApp,” shkruan kompania.

Nëse ju përdorni smartphone-t që gjenden në listën e mëposhtme jeni gjithashtu shumë herë më të rrezikuar, pasi këto pajisje nuk janë rifreskuar me update sigurie prej vitesh.

Këto do të jenë pajisjet në të cilat WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në 31 dhjetor:

  • iPhone 5
  • iPhone 5c
  • Archos 53 Platinum
  • Grand S Flex ZTE
  • Grand X Quad V987 ZTE
  • HTC Desire 500
  • Huawei Ascend D
  • Huawei Ascend D1
  • Huawei Ascend D2
  • Huawei Ascend G740
  • Huawei Ascend Mate
  • Huawei Ascend P1
  • Quad XL
  • Lenovo A820
  • LG Enact
  • LG Lucid 2
  • LG Optimus 4X HD
  • LG Optimus F3
  • LG Optimus F3Q
  • LG Optimus F5
  • LG Optimus F6
  • LG Optimus F7
  • LG Optimus L2 II
  • LG Optimus L3 II
  • LG Optimus L3 II Dual
  • LG Optimus L4 II
  • LG Optimus L4 II Dual
  • LG Optimus L5
  • LG Optimus L5 Dual
  • LG Optimus L5 II
  • LG Optimus L7
  • LG Optimus L7 II
  • LG Optimus L7 II Dual
  • LG Optimus Nitro HD
  • Memo ZTE V956
  • Samsung Galaxy Ace 2
  • Samsung Galaxy Core
  • Samsung Galaxy S2
  • Samsung Galaxy S3 mini
  • Samsung Galaxy Trend II
  • Samsung Galaxy Trend Lite
  • Samsung Galaxy Xcover 2
  • Sony Xperia Arc S
  • Sony Xperia miro
  • Sony Xperia Neo L
  • Wiko Cink Five
  • Wiko Darknight ZT

Burimi: Geek Room