WhatsApp po merr avatarët e stilit Bitmoji të Facebook

Pasi avatarët e stilit Bitmoji të Facebook pushtuan Instagramin dhe Messengerin, tani ata po vijnë edhe në Whatsapp. Sipas një raporti nga WABetaInfo, WhatsApp po ofron mbështetje për avatarë të personalizueshëm në versionin më të fundit beta 2.22.23.9 në Android, por vetëm për disa përdorues.

Ata që kanë akses në funksion do të shohin një kategori të re “Avatar” në menynë e settings të tyre që mund ta përdorin për të personalizuar versionin digjital të tyre. Ashtu si në aplikacionet e tjera të Meta-s, WhatsApp më pas do të gjenerojë një paketë ngjitëse me avatarin në poza të ndryshme, të cilat përdoruesit mund ta përdorin për t’u shprehur kur dërgojnë mesazhe me familjen dhe miqtë.

WABetaInfo së pari e vuri re funksionin muajin e kaluar, por tani ajo në të vërtetë po shpërndahet tek përdoruesit. Është e paqartë se kur WhatsApp do ta shpërndajë këtë veçori për të gjithë përdoruesit në Android, ose kur planifikon ta sjellë funksionin në iOS.

Meta prezantoi fillimisht avatarët në Messenger dhe News Feed në 2019 përpara se ata të bëheshin të disponueshëm për t’u përdorur në komentet dhe historitë në Facebook në vitin 2020. Në fillim të këtij viti, kompania u dha avatarëve të saj një pamje të re 3D dhe filloi t’i lejonte përdoruesit t’i shtonin ato në postime, fotografitë e profilit Facebook dhe Story në Instagram. Në atë kohë, Aigerim Shorman, menaxheri i përgjithshëm i Metës për avatarët dhe identitetin, e shpalli përditësimin si pjesë e përpjekjeve të Meta-s drejt ndërtimit të idesë së saj për metaversin, i cili jo vetëm përfshin realitetin virtual dhe të shtuar, por gjithashtu lidh “platforma më të njohura si telefoni dhe kompjuteri juaj.”

Burimi: The Verge