CNN, media prestigjoze ndërkombëtare, më së fundmi ka publikuar një artikull lidhur me shtatë vendet që po vizitohen më së shumti nga evropianët.
Në mesin e vendeve të mrekullueshme për turizmin si Franca, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroaci renditet dhe Shqipëria jonë e bukur.
Referencë për plazhin përallor të Shqipërisë është zgjdhur Ksamili.
“Një pamje ajrore e një plazhi të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë europianët në këtë vijë bregdetare nën radar,” – shkruan CNN në postimin e saj.
Kohët e fundit shumë media të huaja ndërkombëtare, si ”The Times”, i kanë kushtuar Shqipërisë dhe turizmit të saj artikuj ku lavdërojnë pamjet e mrekullueshme dhe plazhin e kristaltë./ProBizzal