Secili prej nesh dëshiron që ta mbaje veten sa më të ri dhe për këtë mund të ndihmojnë disa ushqime. Ato luftojnë plakjen dhe kundërveprojnë faktorët kryesorë që mund të nxisin degjenerimin e parakohshëm të indeve dhe të lehtësojnë plakjen e parakohshme me shfaqjen e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.
Kivi
Është ndër frutat më të pasur me vitaminë C, thelbësore për prodhimin e kolagjenit, një proteinë nga e cila përbëhet lëkura. Ato gjithashtu ofrojnë sasi të larta uji që ju ndihmon të jeni të hidratuar mirë.
Boronica
Boronicat ofrojnë komponime të tjera me një veprim antioksidant të aftë për të luftuar radikalet e lira dhe për të mbrojtur kundër rrudhave dhe plakjes së parakohshme.
Arra
Arrat mbrojnë lëkurën nga agresionet e jashtme dhe përmbajtja e tyre e bakrit stimulon prodhimin e elastinës, një proteinë që e mban lëkurën të fortë.
Karotat
Karotat përshpejton rinovimin e qelizave, duke ruajtur nivelin optimal të hidratimit dhe duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e diellit që favorizon plakjen e parakohshme.