Earl Simmons, i njohur më mirë si reperi DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare. Sipas një deklarate nga familja e tij, ai vdiq në Spitalin White Plains.
“Earl ishte një luftëtar i cili luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne e çmojmë kohën që kaluam me të. Muzika e Earl frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë. Ne e vlerësojmë gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj kohe tepër të vështirë, “- thonin ata në deklaratë.
Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar kur pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York, sipas avokatit të tij të vjetër, Murray Richman.
Partnerja e tij Desiree Lindstrom, pas vdekjes së tij ka bërë për të një tatuazh kuptimplotë. Tatuazhin e publikoi tatuatorja që realizoi punimin e Desiree ku dhe shkroi:
“Ndihem e nderuar që jam në gjendje ta bëj këtë memorial, por edhe e trishtuar. Drita jote ishte e pakonkurueshme. Lutem që ju të gjeni rrugën tuaj në këto kohë të errëta dhe mos harroni që dashuria që kishit për njëri-tjetrin do të jetojë përgjithmonë. Më vjen mirë që e dëshmova. Bota humbi një ikonë, por edhe një baba të madh. Duke u lutur për familjen tuaj.”/ProBizz.al/