Atlantik, kompania që ju ofron një nga gjërat më të rëndësishme për ju, sigurimin!

Ju siguroni makinën dhe shtëpinë tuaj. Por asgjë nuk është më e rëndësishme sesa jeta juaj dhe aftësia juaj për të siguruar jetesën. Kështu që ka kuptim të mirë të sigurosh pasurinë tënde më të madhe – veten!

Ndërsa lëvizim gjatë jetës, gjejmë një partner, krijojmë familje dhe mbase fillojmë një biznes, rëndësia e sigurimeve në një plan afatgjatë rritet. Kjo sepse sigurimi ka të bëjë vetëm me ofrimin e një rrjeti sigurie financiare që ju ndihmon të kujdeseni për veten dhe ata që doni kur keni më shumë nevojë për të.

Sigurimi luan një rol qendror në mirëqenien tuaj financiare, ndaj është Shoqëria e sigurimeve “Atlantik” Sh.a që ju ndihmon në sigurimin financiar për ju dhe familjen tuaj. Sigurimi është shumë i rëndësishëm për shkak të 5 arsyeve kryesore, prandaj sigurohuni të shikoni 5 arsyet pse sigurimi është shumë i rëndësishëm – përfitimet reale për ju dhe familjen tuaj.

Shoqëria e sigurimeve “Atlantik” Sh.a është shoqëria e tretë private e hapur në tregun e sigurimeve. Ajo është liçencuar për zhvillimin e aktivitetit në fushën e sigurimeve me lejen zyrtare të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (tashmë Autoriteti Mbikqyrës Financiare ) në muajin Maj 2001.

Sipas kërkesave ligjore të asaj periudhe, shoqëria u krijua me kapital fillestar 100’000’000 lekë, kapital ky i konsiderueshëm i cili i dha ndihmesë shoqërisë për të filluar proçesin e penetrimit në tregun financiar të sigurimeve dhe për të krijuar besimin tek klientët e saj, tashmë në një numër të konsiderueshëm.

Atlantik vazhdoi zmadhimin e kapitaleve të veta duke e vendosur kompaninë në një pozicion financiar solid si dhe duke krijuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive më të mëdha për t’iu përgjigjur kërkesave të bizneseve të mëdha dhe çdo klienti.

Rrjeti i shitjes së “Atlantik” shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ai është i pranishëm kudo me 13 Drejtori Rajonale në: Tiranë , Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Berat, Dibër, Lezhë dhe Lushnjë. Atlantik numëron gjithashtu rreth 100 zyra të hapura në të gjithë vendin .

Atlantik numëron gjithashtu rreth 150’000 mijë klientë në të gjithë Shipërinë. Atlantik është partner i rëndësishëm me shoqëri shumë të mëdha dhe të rëndësishme të biznesit shqiptar.

Atlantik ka një portofol të diversifikuar të produkteve. Përqendrimi kryesor i shoqërisë është rritja e peshës specifike të sigurimeve vullnetare: sigurimi i pronës, aksidenteve, shëndetit dhe garancive të ndryshme.

Cilësia në menaxhimin e riskut është tepër e lartë duke qenë se Atlantik ka risigurues të fuqishëm që garantojnë mbrojtje të shoqërisë dhe pozicion solid të shoqërisë në treg. Shoqëritë e risigurimit që mbështesin kontratat e sigurimit Atlantik, janë shoqëri të kuotuara me A nga Standard&Poors, ndër të cilat mund të përmëndim: SIA “MAI REINSURANCE BROKERS”, e cila është një nga shoqeritë risiguruese më të mëdha në Europë, “HANNOVER RE”, etj.

Ju keni punuar shumë për të arritur ku jeni sot. Lejoni Atlantik të mbrojë të ardhmen tuaj!/ProBizz.al/

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img