Balluku: Të zëvendësojmë makinat me naftë me makina elektrike, taksa më të ulëta

Qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë prezantuar ditën e sotme autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit, duke bërë njëkohësisht thirrje për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse, me makina elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se qeveria do të stimulojë pajisjen me mjete elektrike duke vendosur taksa dhe tarifa më të ulëta, si dhe duke ulur Taksën mbi Vlerën e Shtuar.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku./ProBizz.al