Celine Dion shet rezidencën luksoze

Celine Dion ka shitur rezidencën luksoze e cila kap vlerën e 30 milionë dollarëve. Sipas faqes së internetit “Dirt” prona është në një kompleks lulksoz 555 hektarësh në Las Vegas. Shtëpia ka katër dhoma dhe 12 banjo.

Mësohet se këngëtarja  e ka blerë ne vitin 2017 për 9.2 milione euro dhe nuk ka jetuar kurrë në rezidencë. Ajo jetonte me tre djemtë e saj në një shtëpi tjetër ne Las Vegas.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e saj ka shqetësuar fansat që pas anulimit të turneut të saj botëror. Artistja vuan nga një sëmundje e pashërueshme.