Emma Stone bëhet mama për herë të parë

Emma Stone u bë nënë për herë të parë. Aktorja e ‘La La Land’, lindi fëmijën e saj të parë në 13 Mars, por ajo dhe bashkëshorti i saj, regjisori Dave McCurry, preferuan të mbeten konfidencial pasi ende nuk ka zbuluar gjininë e të porsalindurit.

Hera e fundit që paparacët fotografuan Emma-n ishte në shkurt në Los Anxhelos dhe ajo dukej elegante me barkut të saj të fryrë nga shtatzënia.

Aktorja dhe aktori i humorit Dave McCary, përkatësisht 32 dhe 35 vjeç, janë martuar në shtator të vitit 2020. Dyshja kishin njoftuar fejesën e tyre në Instagram në dhjetor 2019.

Çifti u takuan për herë të parë, kur Emma Stone ishte e ftuar në SNL në fund të vitit 2016 . Komediani drejtoi dhe një pjesë të episodit të saj dhe e konfirmuan romancën e tyre në fund të Tetorit 2017.

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img