• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Fjala e Guvernatorit Sejko për vendimmarrjen e politikës monetare

March 24, 2022
in Ekonomi, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sot, në datën 23 mars 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Diskutimet e Këshillit u përqendruan në ndikimin që do të ketë në ekonominë shqiptare sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe rritja e volatilitetit dhe e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare kanë gjeneruar një realitet ekonomik të ri dhe sfidues. Ky realitet dikton rishikimin e projeksioneve tona të mëparshme dhe rivlerësimin e përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare.

 DSC3125 498

Tensioni gjeopolitik do të japë një goditje të dyfishtë – direkte nga kahu i ofertës dhe indirekte nga kahu i kërkesës – mbi ekonominë shqiptare. Megjithatë, bazuar në analizat dhe projeksionet aktuale, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 e në vazhdim. Ky gjykim mbështetet në gjerësinë dhe fortësinë e burimeve të rritjes, në supozimin e mos-përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe atë të vijimit të një miksi stimulues politikash monetare e fiskale. Nga ana tjetër, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se inflacioni do të qëndrojë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë gjatë pjesës më të madhe të dy viteve në vijim.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të përshtatë nivelin e stimulit monetar në ekonomi. Kjo përshtatje synon të krijojë kushte e nevojshme monetare për respektimin e objektivit tonë të inflacionit, për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë dhe të punësimit në Shqipëri.

Në vijim, më lejoni të sqaroj më në detaje konkluzionet kryesore të Raportit, pritjet tona për të ardhmen, si dhe arsyet që motivuan vendimin e sotëm.

 DSC3083 498

***

Informacioni i ri i disponuar sugjeron se ekonomia botërore po përballet dhe do të vijojë të përballet me çmime të larta të ushqimeve, të lëndëve të para dhe të produkteve bazë. Këto goditje do të transmetohen edhe në Shqipëri.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Instat-it, ky inflacion regjistroi nivelet 3.7% dhe 3.9%, respektivisht në muajt janar dhe shkurt. Ndonëse të dhënat e plota zyrtare mungojnë, informacioni i disponuar tregon një rritje të mëtejshme të çmimeve në muajin mars.

Ecuria e inflacionit në Shqipëri është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit. Në terma makroekonomikë, trendi rritës i inflacionit pasqyron rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të kërkesës, rritjen e pagave dhe të punësimit, si dhe rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë dy tremujorëve të fundit. Këto të fundit kanë qenë të larta gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar dhe janë vënë nën presion të shtuar nga tensioni gjeopolitik që shoqëron konfliktin në Ukrainë.

Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.

Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror. Për rrjedhojë, projeksionet globale të inflacionit për dy vitet në vijim janë riparë për lart, ndërsa projeksionet e rritjes ekonomike janë riparë për poshtë. Po ashtu, pjesa më e madhe e bankave qendrore kanë përshpejtuar planet e tyre të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Përkundrejt kësaj situate, ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja të qarta rimëkëmbjeje. Informacioni i disponuar tregon se aktiviteti ekonomik ka tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë në tremujorin e parë të vitit të shkuar. Po ashtu, ky informacion sugjeron se momenti pozitiv i rritjes është mbartur dhe në dy muajt e parë të vitit aktual.

Rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë. Ajo pasqyron zgjerimin e thuajse të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe përbërësve të kërkesës agregate. Në terma makroekonomikë, ajo është ushqyer nga përmirësimi i besimit, nga rritja e kërkesës së huaj, nga ambienti i favorshëm monetar dhe financiar, si dhe nga stimuli fiskal i dy viteve të fundit.

Politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë ka gjeneruar tregje financiare të stabilizuara, norma të ulëta interesi dhe kushte të favorshme financimi. Kredia për sektorin privat u rrit me 11.8% në muajin shkurt, duke ilustruar një mbështetje në rritje me fonde, të konsumit dhe investimeve. Trendi rritës i kreditimit është ndikuar si nga rritja e kërkesës së biznesit dhe të familjeve, ashtu dhe nga politikat e favorshme të kreditimit të aplikuara nga sektori bankar. Ky sektor vijon të karakterizohet nga bilance likuide e të shëndetshme dhe rënie e kredive me probleme.

Vlerësimet tona sugjerojnë se kërkesa agregate po gjeneron një shfrytëzim thuajse të plotë të kapitalit dhe të punës. Rritja ekonomike është pasqyruar në rritje graduale të punësimit dhe përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave. Në veçanti, të dhënat e Instat-it tregojnë se punësimi u rrit me 2.1% në terma vjetorë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, ndërsa paga në sektorin privat u rrit me 10.2%. Norma e lartë e rritjes së pagave sugjeron se tregu i punës karakterizohet nga hapësira të pakta të pashfrytëzuara.

***

Përditësimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e goditjes. Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme.

Megjithatë, vlerësimet e skenarit bazë sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe në afatin e mesëm. Po ashtu, projeksionet tona tregojnë se rritja ekonomike do të mbetet në territor pozitiv edhe në rast se goditja rezulton më e fortë se vlerësimet aktuale.

Nga ana tjetër, goditjet e ofertës dhe qëndrueshmëria e kërkesës së brendshme pritet të pasqyrohen në norma më të larta inflacioni. Sipas skenarit bazë të parashikimeve, inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6% për pjesën e mbetur të vitit 2022. Më tej, me qetësimin e pritur të tregjeve ndërkombëtare, inflacioni pritet të vijë në rënie gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij.

***

Në konsistencë me parashikimet e mësipërme dhe komunikimet e tij të mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e vlerësoi të nevojshëm përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja ekonomike.

Politika jonë monetare ka qenë në pozita tejet stimuluese gjatë dy viteve të fundit. Ajo ka synuar nxitjen e kërkesës agregate gjatë pandemisë, si një parakusht për respektimin e objektivit tonë të inflacionit. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme në misionin e saj.

Megjithatë, goditja aktuale e ofertës dhe fortësia e kërkesës agregate, rrezikojnë të cenojnë objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.

Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • rritjen me 0.5 pikë përqindje të normës bazë së interesit, nga niveli 0.5% në nivelin 1.0%.
  • mbajtjen e normës së interesit të depozitës njëditore, në nivelin aktual prej 0.1%;
  • rritjen e normës së interesit të kredisë njëditore, nga niveli 0.9% në nivelin 1.9%.

Këshilli Mbikëqyrës vëren se – edhe pas kësaj lëvizjeje – qëndrimi i politikës monetare vijon të jetë stimulues për rritjen e ekonomisë, të punësimit dhe të pagave. Në realitetin e ri, ky qëndrim ofron një balancë më të mirë midis rrezikut të përshpejtimit të inflacionit dhe rrezikut të dëmtimit të rimëkëmbjes ekonomike.

Duke gjykuar mbi informacionin aktual, normalizimi i qëndrimit të politikës monetare do të jetë një proces gradual dhe i mbështetur në informacionin e ri.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e rreziqeve mbi inflacionin mbetet në kahun e sipërm. Për këtë arsye, ai do të monitorojë në vazhdimësi reagimin e ekonomisë shqiptare ndaj kësaj goditjeje dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.

Burimi: Banka e Shqiperise

Tags: Banka e ShqiperiseGent SejkoGuvernatori SejkoKeshilli MbikqyresKonference per shtypPolitika monetare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike
Ekonomi

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

September 8, 2026
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë
Bota

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

September 7, 2026
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë
Ekonomi

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

September 7, 2026
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh
Ekonomi

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 25 mars 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

13 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

14 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

15 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

2 days ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset