HUAWEI, ekspertizë teknike dhe zgjidhje në luftën kundër virusit

Gjigandi Kinez HUAWEI publikon performancën solide të biznesit për vitin 2020. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se rritja është ngadalësuar, por performanca e biznesit të kompanisë ka qenë kryesisht në të njëjtën linjë me parashikimet e saj.

Të ardhurat nga shitjet e HUAWEI në vitin 2020 shkuan rreth 136.7 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 3.8% nga viti në vit, ndërsa fitimi neto arriti në 9.9 miliardë dollarë amerikanë, një rritje 3.2% nga viti i mëparshëm.thuhet në publikimin e bërë.

Pavarësisht vështirësive operacionale që erdhën si pasojë e sanksioneve nga ana e SHBA për 2019-ën dhe 2020-ën, HUAWEI njofton se ka ftuar përsëri kompaninë ndërkombëtare të kontabilitetit KPMG për të audituar në mënyrë të pavarur dhe objektive raportet financiare. Dokumenti i përfunduar nga KPMG është një konkluzion standard i pamodifikuar i auditimit.

Pavarësisht rrethanave, ne do të vazhdojmë të përqafojmë transparencën duke bërë publike të dhëna operacionale për qeveritë, klientët, furnitorët, punonjësit dhe partnerët.”- premton grupi i HUAWEI.

Në vitin 2020, biznesi i HUAWEI për transportuesit vijoi operimin për më shumë se 1500 rrjete në më shumë se 170 vende dhe rajone. Ky bashkëpunim ndihmoi shumë në mbështetjen e punës nga shtëpia nëpërmjet lidhjeve virtuale, mësimit online dhe blerjeve në internet gjatë periudhës së mbylljes për shkak të Covid-19. Duke punuar së bashku me transportuesit në të gjithë botën, kompania solli një eksperiencë superiore duke përparuar me më shumë se 3000 projekte novacioni 5G, në mbi 20 industri si: minierat e qymyrit, prodhimi i çelikut, portet dhe prodhimi.

Gjigandi Kinez HUAWEI dha një rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës së pandemisë duke ofruar ekspertizë teknike dhe zgjidhje jetike në luftën kundër virusit.

Gjatë vitit të kaluar, biznesi i HUAWEI që lidhet me kompanitë dhe ndërmarrjet e tjera, rriti përpjekjet për të zhvilluar zgjidhje novatore të bazuara në skenarë konkretë për industri të ndryshme, si dhe për të krijuar një ekosistem dixhital që bazohet në krijimin dhe suksesin e përbashkët.

Një shembull është edhe zgjidhja diagnostike e asistuar nga inteligjenca artificiale Al, dhe e bazuar në HUAWEI Cloud, që ndihmoi spitalet në të gjithë botën për të ulur ngarkesën në infrastrukturën e tyre mjekësore.

HUAWEI gjithashtu bëhet e ditur se punoi me partnerët për të nisur platformën mësimore online të bazuar në cloud për më shumë se 50 milionë studentë të shkollave fillore dhe të mesme.

Me prezantimin e HarmonyOS dhe ekosistemit HUAWEI Mobile Services (HMS), biznesi i konsumatorëve të HUAWEI eci përpara me strategjinë e saj Seamless Al Life (“1+8+N) për t’u siguruar konsumatorëve një përvojë inteligjente në të gjitha pajisjet dhe skenarët. Eksperienca superiore inteligjente e të qenit i lidhur u bë e mundur edhe për zyra inteligjente, palestër, shtëpi inteligjente, udhëtime të vogla apo aktivitete argëtuese.

Gjatë vitit të shkuar ne kemi qëndruar të fortë përballë vështirësivetha Ken Hu, zëvendës drejtori i HUAWEI.

Po ashtu drejtues të HUAWEI theksojnë se kanë vijuar me risitë për të krijuar vlera për klientët,  për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, si dhe procesin e përparimit social në të gjithë botën.

Kompania premton se do të vijojë të punojë pranë klientëve dhe partnerëve për të mbështetur progresin social, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm./ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img