Korridorri VIII, Balluku takim me zv/presidenten e Bullgarisë

Korridori VIII ishte në fokus të takimit të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zv/presidenten e Bullgarisë Iliana Iotova.

Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet strategjike dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona. Diskutuam gjithashtu mbi projekte strategjike, kryesisht në infrastrukturë, me interes dypalësh dhe rajonal, veçanërisht ai i Korridorit VIII, si një aks ndërlidhës i një rëndësie të veçantë ekonomike dhe politike”, tha Balluku.

Korridori VIII nis nga portet e Barit dhe Brindizit, vazhdon me Durrësin, Tiranën , Shkupin , Sofjen duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi.  Ky projekt sipas Ballukut, parashikon ristrukturimin e infrastrukturës ekzistuese së bashku me ndërtime të reja që do të financohen nga sektori publik edhe privat.