• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, September 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Maja e Qorres, natyra e egër përgjatë Rivierës Shqiptare

September 15, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nëse jeni në kërkim të aventurës, mrekullive të shumta natyrore apo majave të larta, relievi i Shqipërisë ua mundëson këtë. Jo vetëm majat në veri të vendit, por edhe malësia e jugut të ofron një natyrë përrallore për të apasionuarit në ecje. 

Vlora është e pasur jo vetëm me histori, por edhe natyrë që të lejon të ushtrosh të gjitha llojet e sporteve, ujore, ajrore, si edhe aventurat unike të ngjitjes në mal. Në Parkun Kombëtar të Llogarasë ju mund të gjeni një faun dhe florë të pasur në thellësinë e pyjeve të parkut. Për alpinistët një mundësi e mirë është të arrijë në majë të malit të Qorres, për të shijuar panoramën magjike të detit, e cila ndërthuret me male dhe pisha.

Maja e Qorres në malin e vetëtimave

Malësia Akrokeraune është një vargmal bregdetar në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë detit Jon, duke filluar nga Orikumi në veriperëndim dhe vijon drejt juglindjes në drejtim të Sarandës. Pjesa më e lartë është Maja e Çikës 2045 m dhe Maja e Qorres 2018 m.

Maja e Çikës madje zë edhe vendin e 85-të të majave më të larta të maleve në Evropë, çka e bën këtë majë pjesë të guidave vendase dhe të huaja. Klima është mesdhetare, me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë e të thatë.

Maja e Qorres, Vlorë. Foto Laurant Lamaj

Laurant Lamaj gazetar në zonën e Vlorës, thekson se ngjitja në majën e Qorres, është i nivelit mesatar dhe kërkohet përgatitje fizike dhe mendore. Gjatësia e këtij shtegut është 3.5 km dhe udhëtimi zgjat 4-5 orë.  Për të gjithë të apasionuarit që duan të përshkrojnë këtë shteg nisja bëhet nga Vlora për në Llogara, nga ku do të vijojë ngjitja për në majën e Qorres. Laurant shpjegon se pas më shumë se dy orësh ecje, në një terren që është kryesisht me ngjitje dhe disnivel, afrohesh pranë shtegut që e ndan më dysh malin e Çikës. Një mal i cili është i njohur për biodiversitetin e tij të pasur me bimësi  si bredhi bullgar, pisha austriake, pisha boshnjake dhe pisha maqedonase, të cilat për fat të keq kanë filluar të thahen.

Arritur në këtë pikë Lauranti thekson se marrim në të majtë për të dalë në majën e Qorres, nëse do të vazhdojmë drejtë rruga të drejton drejt majës së Çikës dhe malit me të njëjtin emër. Vendasit e quajnë edhe mali i vetëtimave, të cilat kanë lënë gjurmët e tyre në pemët e goditura dhe të djegura.

Maja e Qorres, Vlorë. Foto Laurant Lamaj
Maja e Qorres, Vlorë. Foto Laurant Lamaj

Çfarë mund të sodisësh

Nga maja e Qorres këndi i shikimit rrok një pamje 360 gradë, nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth, malet e Labërisë përmbi lumë, nga ku kalon për në Kurvelesh, Nivicë e Tepelenë. Në të majtë është Joni me të gjithë fshatra e bregut që i gjejmë në librat e Petro Markos dhe këngët e Lefter Çipës, i cili shprehet: “Fshati sipër reve. Ngritur përmbi maja. Ç’u thotë rrufeve. Pa rrini pak mbrapa”, ndërsa përballë shikon Orikumin e Vlorën dhe imagjinata duke i dhënë krahë fantazisë, përfytyron për një çast udhëtimin e Çezarit duke u ngjitur nga brigjet e Orikumit për në qafë të Llogorasë, për t’u ndeshur aty me Pompeun, ndaj edhe shtegu në Llogara quhet “Shtegu i Çezarit”.

Jo vetëm Hiking, por edhe Shijim të produkteve vendase

Dhe zbritja bëhet edhe me interesante pasi udhëtimi përmbyllet duke drekuar në restorantet të cilat janë pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, të cilët njihen për ushqimin e mirë me produktet e kosit dhe mishit bio nga kullotat e malit të Çikës, pasi banorët e kësaj zone shquhen për ushtrimit e blegtorisë.

Maja e Qorres, Vlorë. Foto Laurant Lamaj

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaAlpinistDestinacionDeti JonhikingLlogaraMaja e CikesMaja e QorresMali i QorresPanorameParku Kombetar i LlogaraseRiviera ShqiptareShqiperiVlore
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 16 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

7 hours ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

7 hours ago
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

8 hours ago
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

9 hours ago
Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset