• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, November 14, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Parku Kombëtar i Llogarasë, takimi i përkryer i malit dhe detit

September 1, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Me pyjet e pafundëm të pishave e dushkut, malet e larta, dhe panoramën mahnitësë të detit, Parku Kombëtar i Llogarasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara të Shqipërisë, vetëm 40 km në juglindje të Vlorës. Megjithëse ai është i hapur edhe në stinët e tjera të vitit, parku vizitohet më tepër gjatë verës, si një vend i freskët gjatë rrugës për në plazhet e famshme të jugut.

Pamje e detit Jon nga Llogaraja, photo source: onetripatatime.com

Përgjatë rrugëtimit që nis pranë Dukatit, ju pret një natyrë spektakolare me pyje të gjelbërta e ushqim të shijshëm tradicional. Gjatë rrugës do të vini re edhe Pishën Flamur, një pishë 100-vjeçare të cilën erërat e forta e kanë përkulur dhe e kanë bërë të duket si një flamur që valëvitet. Në anët e rrugës do të gjeni restorantet e veçanta të Llogarasë, kryesisht të njohur për gatimin e shkëlqyer të mishit. Por, nuk duhen lënë pa provuar kulaçi i  ngrohtë me gjalpë e djathë të zonës, kosi i freskët i thjeshtë apo me arra dhe mjalt, atë të famshmin e Llogarasë, i cili mund të blehet i paketuar anës rrugës.

Pamje e Llogarasë nga Dukati, foto nga Sarah Goolishian.

Qafa e Llogarasë

Gjatë ngjitjes së Parkut, vjen momenti i majës së Qafës së Llogarasë, aty ku perdet e pishave hapen e shfaqet në horizont deti Jon! Pikërisht ky moment është një nga kalimet më të bukura në botë: nga gjelbërimi i freskët në pasqyrimin e diellit të nxehtë mbi det! Qafa e Llogarasë, e cila arrin 1,027 metra mbi nivelin e detit, ofron panorama të jashtëzakonshme ku bluja e detit takohet me atë të qiellit. Nëpër gjarpërimet e rrugës, do mahniteni edhe nga majat e Maleve të Kanalit Keraune, ku spikat Maja e Çikës me 2,044 metra lartësi mbi nivelin e detit. Nga hedhjet me parashutë tek çiklizmi malor, të shumta janë sportet që praktikohen përreth zonës. Jo pak njerëz rikujtojnë episodin e emisionit të njohur të makinave Top Gear, i cili 7 vjet më parë inskenoi një ndjekje policie pikërisht në këtë rrugë skenike.

Gjatë dimrit, parku ofron pamje spektakolare!

Llogara National Park, South Albania
Parku Kombëtar i Llogarasë, Vlorë. Burimi i fotos: Fation Plaku.

Fundi i rrugës

Në fund të zbritjes të Qafës së Llogarasë, keqardhja për mbarimin e rrugëtimit fantastik kalohet shpejt pasi mbizotëron padurimi për t’u zhytur sa më parë në detin e kristaltë të Jonit. Këtu, kënaqësia nuk ka fund! Një rrugë mes malit të ndarë në dy gjysma po aq të ndryshme sa edhe të bukura që të çon drejt detit. Ja përse Llogarja e meriton famën e saj!

Parku Kombëtar i Llogarasë, Foto dhuruar nga Sarah Goolishian.

Si të shkosh: Rruga automobilistike Vlorë-Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë-Sarandë).

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaDestinacionLlogaraParku Kombetar i LlogaraseQafa e LlogaraseSarandeShqiperiVlore
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Next Post
Kthimi në shkollë: Ndihmoni fëmijët të heqin dorë nga varësia nga ekrani

Kthimi në shkollë: Ndihmoni fëmijët të heqin dorë nga varësia nga ekrani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Frutat e thata, dobitë e tyre

5 ushqime që mund t’ju përmirësojnë humorin dhe t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë çdo ditë

17 hours ago
Ndërtimi i tregut “Tirana Agrikulturë”, qeveria miraton fondin e shpronësimeve

Agroindustria shqiptare më e prapambetura në Rajon, u përkeqësua pas pandemisë

19 hours ago
A do të mund të komunikojmë një ditë me kafshët? Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për ta zbuluar

A do të mund të komunikojmë një ditë me kafshët? Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për ta zbuluar

4 days ago
Inflacioni rritet në 3,4% në tetor, rritja më e madhe nga nafta dhe ushqimet

Inflacioni rritet në 3,4% në tetor, rritja më e madhe nga nafta dhe ushqimet

4 days ago
19 mënyra pa kosto për të kursyer energji elektrike

Tre pajisje që harxhojnë energji elektrike edhe kur nuk i përdorni, tregoni kujdes

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset