• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Paga mesatare arrin 92,150 lekë, por 1 në 4 të punësuar janë me pagë minimale

September 11, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Paga mesatare në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke kaluar nivelin e 92 mijë lekëve bruto në muaj. Megjithatë, të dhënat tregojnë se tregu i punës mbetet i polarizuar, me më shumë se një të katërtën e të punësuarve që deklarohen me pagë minimale, ndërsa paralelisht po zgjerohet edhe grupi i punonjësve që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 92,150 lekë në tremujorin e dytë 2026, me një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria e viteve të fundit tregon një rritje të ndjeshme të pagës nominale. Në tremujorin e dytë të vitit 2024 paga mesatare ishte 75,114 lekë, ndërsa një vit më vonë arriti në 83,906 lekë. Në tremujorin e parë të këtij viti paga mesatare ishte 90,119 lekë, për t’u ngjitur në 92,150 lekë në prill-qershor. Brenda dy viteve paga mesatare është rritur me rreth 17 mijë lekë.

Por diferencat mes sektorëve mbeten të mëdha. Financat dhe sigurimet vazhdojnë të jenë aktiviteti ekonomik më i paguar në vend, me një pagë mesatare mujore prej 187,267 lekësh, ose më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Në vend të dytë renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit, ku paga mesatare arrin në 143,528 lekë. Këto janë edhe dy aktivitetet ekonomike që rezultojnë me paga mesatare mbi nivelin kombëtar.

Një zhvillim i rëndësishëm këtë tremujor vjen nga ndërtimi. Edhe pse nuk është ndër sektorët me nivelin më të lartë të pagave, ai ka regjistruar rritjen më të fortë vjetore të pagës mesatare, me 22.1%. Në kahun tjetër, rritja më e ulët, prej 6.4%, është regjistruar te aktivitetet e artit, argëtimit dhe çlodhjes dhe aktivitetet e tjera të shërbimit.

Diferenca të konsiderueshme shfaqen edhe kur pagat analizohen sipas profesioneve. Menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë marrin mesatarisht 141,168 lekë bruto në muaj, ndërsa specialistët me arsim të lartë kanë një pagë mesatare prej 119,152 lekësh.

Interesant është fakti se rritjet më të forta nuk janë regjistruar te profesionet me pagat më të larta. Pagat e zejtarëve, artizanëve dhe profesioneve të lidhura me ta janë rritur me 16%, ndërsa për punëtorët në profesionet elementare rritja ka qenë 15.1%.

Megjithatë, përtej rritjes së mesatares, struktura e pagave tregon një realitet më kompleks. 25.8% e të punësuarve me pagë rezultojnë në nivelin e pagës minimale, që prej fillimit të vitit 2026 është 50 mijë lekë në muaj. Pra, afërsisht një në çdo katër punonjës të deklaruar me pagë vazhdon të ndodhet në skajin më të ulët të shpërndarjes.

Në të njëjtën kohë po zgjerohet edhe skaji tjetër. Punonjësit me paga mbi 120 mijë lekë përbënin 17.1% të totalit në tremujorin e dytë 2026, nga 16.5% në tremujorin e parë dhe 14.1% në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo do të thotë se brenda një viti pesha e kësaj kategorie është rritur me 3 pikë përqindjeje.

Ndërkohë, grupi me peshën më të madhe pas pagës minimale është ai i punonjësve që marrin 60,001–75,000 lekë, me 16.2% të totalit. Punonjësit me paga 75,001–95,000 lekë përfaqësojnë 13.1%, ata me 95,001–120,000 lekë 15%, ndërsa INSTAT evidenton se krahasuar me tremujorin e parë është rritur numri i të punësuarve me paga të mesme dhe të larta.

Të dhënat duhen lexuar duke pasur parasysh edhe metodologjinë. Në llogaritjen e pagës mesatare bruto INSTAT përfshin vetëm kontribuesit me pagë që kanë punuar 18 ditë ose më shumë gjatë muajit referencë. Në pagën bruto përfshihen shtesat për funksione drejtuese, vjetërsinë dhe vështirësinë në punë, shtesa të tjera të rregullta, si edhe shpërblimet. Prej saj nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.

Vetë INSTAT sqaron se shpërblimet dhe shtesat mbi pagë mund ta rrisin ndjeshëm pagën mesatare bruto në fund të çdo gjashtëmujori, një element që duhet marrë në konsideratë edhe në interpretimin e shifrës së tremujorit të dytë. /ekofin.al

Tags: FinancaMesatarePagaPunesimsigurime
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë
Ekonomi

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

October 27, 2026
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair
Ekonomi

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

October 26, 2026
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet
Ekonomi

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

October 26, 2026
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania
Ekonomi

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

October 25, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Next Post
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

2 hours ago
Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

5 hours ago
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshimin e rregullave të BE-së, makinat me benzinë dhe naftë mund të mbeten në treg edhe pas vitit 2035

6 hours ago
Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

8 hours ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset