• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Për të shmangur degradimin social

May 6, 2022
in Intervista, Opinione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Marëdhëniet në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme po bëhen edhe më komplekse, pasi po dalin përpara sfida të paprecedenta afatgjata, si: rritja e pabarazisë, përshkallëzimi i anshmërisë dhe destabilitetit politik, autokratizmi, përjashtimi social, si dhe një politikë jo vizionare e përdorimit të teknologjisë novative në rritje e sektorit publik duke mos stimuluar paralelisht edhe sektorin privat për rritjen e investimeve në dixhitalizim, si një pozicionim ekzistencialist i modelit të qeverisjes.

Nëse mundemi të analizojmë se çfarë duhet nxitur në sektorin privat për të ecur me hapa më të sigurt për të ardhmen e sektorëve më jetikë dhe bazë të ekonomisë është më shumë e lidhur me nxitjen e tendencave konkuruese, që po stimulohen në gjithë ekonomitë fqinje me Shqipërinë, e veçanërisht në ato që janë pjesë e nismës politike “Ballkani i Hapur”.

Aktualisht, përveç nevojës afatgjatë për nxitje të investimeve në teknologji dhe shërbime të bazuara mbi to duhet që mbi gjithshka të veprohet për përballimin e momentit dhe garantimit të nevojave bazë për qytetarët dhe për bizneset.

Të dhënat e qarkullimit dhe importeve të tremujorit të parë 2022 duket se do të vijojnë edhe më tej duke u pakësuar. Tani pritet që Shqipëria të ketë më pak performancë në anën e importit, për arsye të ndikimit në konsum nga rritja e çmimeve me ritme historike, por edhe me një nivel në vend numëro të të ardhurave të pjesës më vitale të konsumatorëve.

Ndërkohë, nga rrisku i ndërhyrjes me forcë të qeverisë në vendimarrjen e bizneseve do të ketë edhe një pabarazi në rritje të zhvillimeve të potencialeve ekonomike rajonale duke i bërë rajonet e varfra edhe më varura nga shoqëritë e mëdha dhe oligopolet, të cilat patën dukshëm ndihmën e qeverisë për të minimizuar kostot prej rritjes së çmimeve.

E gjitha kjo do të thotë, se nga njera anë qytetarët po bëjnë presion në rritje për garantim të produkteve dhe shërbimeve të përditshme me kosto të ulur, por edhe për rritje të ndihmës sociale në vijimësi kohore. Nga ana tjetër, bizneset po bëjnë presion për të patur lehtësi në garantimin e kostove të ulta për vijimësinë e biznesit që ndërthuren me zbatimin e politikave të drejta për moskufizimin e lirisë në treg dhe të mosrritjes së barrës së detyrimeve, të cilat qeveria i mbledh me taksa dhe detyrime të tjera tarifore.

Nisur nga kjo politikë që ka krijuar një nivel në rritje të dyshimeve mbi vullnetin e qeverisë për arritjen e premtimeve që ka marrë zotim në programin e saj qeverisës është me shumë vlerë, që të fillohet dhe të mos mbyllet një dialog dhe transparencë e një niveli shumë më të lartë se përpara lidhur me ato çfarë e forcojnë ekonominë dhe rritin vlerat e shoqërisë tani.

Kështu, p.sh. fondet që pritet të hyjnë në ekonominë tonë nga zbatimi i Planit Ekonomik dhe Intensiv për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria pritet të përfitojë kryesisht në vitet që përkojnë me qeverinë Rama 3 nuk duhet të përdoren për politikëbërje ditore, por për bashkimin social.

Këto mundësi duhet të jenë boshti i zhvillimit që mundet të rikthejë një pjesë të qenësishme të ekonomisë drejt një zhvillimi mbi pritshmëritë aktuale. Por ndikimi tjetër nga ky bashkim social rreth ekonomisë sjell një balancim nëpërmjet rishpërndarjes së të ardhurave midis bizneseve, rajoneve, individëve, gjinive dhe moshave të harmonizuara.[1] Këto investime mundet të rritin pozitën gjeoekonomike të vendit, të zvogëluar tashmë prej dekadash.

Politikisht, shumë gjëra janë në ndryshim të pakthyeshëm. Reformat e filluara strukturore dhe ekonomike, që duket sikur vijojnë, në fakt janë duke u zbatuar me një sforcim të madh politik dhe buxhetor, i cili duket se nuk ndjek logjikën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tashmë prej vitesh, por ka rritur me hapa të vegjël edhe mirëqenien e qytetarëve.

Ndryshimet në performancën e ekonomisë, që qeveria “Rama 2” dhe “Rama 3” i ka imponuar me gjithë rezistencën e shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit mund të shkaktojnë efekte me përmasa më të mëdha deformuese, duke përforcuar dinamikat negative para-ekzistuese të viteve përpara se të niste procesi i pastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit. Në dukje mund të perceptohet sikur edhe qeveria ka bërë hapa përpara për të zhvilluar një administratë më të fortë dhe më të pakorruptuar se më përpara, por në fakt shpenzimet për rritjen e kapaciteteve digjitale të administratës janë mjaftuar vetëm me investime mjaft më të mëdha se kapacitetet fiskale dhe njerëzore për rimarrjen e përfitimeve sipas deklarimeve prej shoqërisë dhe ekonomisë.

Në plan të parë, nisma është efektive pasi ka ulur një tendencë për korruptim të niveleve të ulta dhe të mesme zbatuese të administratës shtetërore. Por problemi më i madh për nivelin e lartë të korrupsionit nuk janë punonjësit zbatuesë, por drejtuesit e institucioneve që kryejnë transaksione dhe marrëveshje të dyshimta, që dalin përtej kontureve të shërbimeve të përditshme dhe nuk kanë lidhje me perceptimin e shërbimit në sportele.

Kështu, p.sh. edhe pse shërbimet dixhitale përdoren prej shumë vitesh në prokurimet publike, niveli i korrupsionit nuk është ulur pasi ai nuk “serviret” kryesisht te sportelet e shërbimit, por te marrëveshjet e fshehta të sejmenëve të qeverisjeve për ndarjen e ekonomisë dhe të mirave publike në favor dhe funksion të një grupimi njerëzisht që shërbejnë edhe si maska e korrupsionit të vullnetit politik.

Edhe pse jetojmë në një kohë të paqartë politike dhe ekonomike duhet që të orientohet presioni publik për orientimin e vullnetit politik sipas frymës së reagimit të qytetarëve jo vetëm për korrupsionin. Ai është pasoja dhe shfaqet i ndërlidhur me kapjen e shtetit, dobësimin e luftës kundër krimit të organizuar, kufizimin e lirisë së medias. Mbi të gjitha korrupsioni politik vërehet nga pabarazia në rishpërndarjen e drejtë të të ardhurave duke ndryshuar barrën fiskale që aktualisht ndikon mbi qytetarët e mesëm dhe ata më poshtë dhe duke lehtësuar të pasurit dhe informalët që operojnë në pjesë të madhe me fondet që gjenerohen nga korrupsioni, kapja e shtetit dhe krimi i organizuar.

Nëse treguesit si më lart, që janë pasoja e mungesës së vullnetit politik rrinë njësoj apo përkeqësohen, atëherë nismat strukturore të qeverisë për të pastruar vetveten nga korrupsioni janë një iluzion, pasi prodhojnë elementë për destabilitet dhe çoroditje edhe më të madhe për shpresën e qytetarëve se gjërat mundet të ndryshojnë për mirë.

Mënyra më efektive për të shmangur degradimin social, i cili ka grryer në gjithë këto vite vlerat e shoqërisë me efekt direkt në dobësimin e pozicionit politiko-ekonomik të vendit në rajon është përmes ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse që ofron mundësi të barabarta për anëtarët e saj dhe minimizon pabarazitë ndërmjet individëve. Ndërtimi i një shoqërie të tillë kërkon inkurajim dhe mbështetje jo vetëm nga qeveria, por edhe nga elementë të ndryshëm të komunitetit, përfshirë qytetarët dhe bizneset.

[1] Rruga hekurudhore 2 që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës dhe shtrihet në portin e Durrësit, si një projekt kyç për rajonin nëpërmjet rehabilitimit të 120 km linjë hekurudhore në Shqipëri drejt kufirit me Malin e Zi është një nga mundësitë për pjesëmarrje të paraplanifikuar të ekspertizës dhe zbatuesve vendas, që duhet të jenë emra të ndryshëm nga ata që përfitojnë pjesën më të madhe të projekteve me fonde të brendshme apo të jashtme të buxhetit. Garant për performancën e tyre duhet të jetë vetë qeveria.
Po kështu, rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës dhe ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës duhet të jenë mundësi të reja për përfshirje të gjerë të ekspertëve shqiptarë duke ndaluar me çdo formë ligjore përfitimin e fondeve nga po të njëjtët njerëz që janë pjesë e përfitimit në këto 10 vitet e fundit.
Ndërkohë, edhe ndërtimi i gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri si një mundësi e re për një diversifikim të madh të burimeve të furnizimit me gaz duhet të shërbejë për një rishpërndarje me bazë të gjerë të fondeve që do të investohen.
Po kështu, sistemet e reja të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, duke shkuar paralelisht me mbylljen e landfilleve që nuk janë në përputhje me standartet e BE-së duhet të jenë oferta më transparente për publikun, nisur edhe nga ndjeshmëria e lartë që duhet të vijojë për dënimin e të korruptuarve për dëmet që i kanë shkaktuar ekonomisë, politikës dhe sistemit aktual demokratik.

Burimi: Altax

Tags: Degradim socialEkonomiaKorrupsionMarredheniePolitikeQeveriaSherbime digjitaleShqiperia
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre
Karriere

Kur respekton kohën e tjetrit, tregon sa e vlerëson atë

August 27, 2026
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!
Karriere

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 24, 2026
Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta
Karriere

Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

August 22, 2026
Mark Cuban zbulon një problem të lidershipit, punonjësit kishin frikë prej tij
Karriere

Mark Cuban zbulon një problem të lidershipit, punonjësit kishin frikë prej tij

August 17, 2026
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët
Karriere

Zakoni i vogël në të folur që mund t’ju bëjë më pak të pëlqyeshëm

August 12, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 7 maj 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset