• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

7 ndryshime midis trurit të femrave dhe të meshkujve

May 2, 2022
in Intervista, PSIKOLOGJI, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Autorja: Anila Bashllari

Shpeshherë më është bërë pyetja nëse ka ndryshim midis trurit të femrave dhe meshkujve, dhe do doja të përgjigjesha duke iu referuar një studimi të bërë së fundmi nga klinika Amen duke përdorur teknologjinë SPECT ku u bënë skanime të trurit për 46,034 femra dhe meshkuj. Këto skanime paraqitën diferenca të konsiderueshme midis trurit të dy gjinive edhe pse duhet mbajtur parasysh që çdo individ është unik dhe diferencat vihen re jo vetëm midis gjinive por edhe brenda së njëjtës gjini. Natyrisht njohja e trurit është ende në hapat e parë dhe ka nevojë për studime të vazhdueshme për të kuptuar çfarë ndodh në trurin tonë!

Teknologjia SPECT ofron imazherinë e trurit në funksion duke kapur aktivitetet mentale ndërsa ndodhin.

E kuptoj që jeni bërë kuriozë për të lexuar cilat janë këto ndryshime, veçanërisht nëse keni pare në youtube videon mbi trurin e femrave dhe meshkujve, video e cila u bë virale.

Cilat janë pikërisht këto ndryshime sipas skanimit të mbi 46 mijë personave, femra dhe meshkuj:

Së pari: Truri i femrave është më i zënë/okupuar se truri i meshkujve

Gjatë 2017 skanimeve SPECT u analizuan 80 zona të trurit. Në 70 të tyre, truri i femrave tregonte shumë më tepër aktivitet se truri i meshkujve. Në përgjithësi, truri i femrave është më i zënë krahasuar me trurin e meshkujve. Për sa i përket zgjidhjes së problemeve, femrat aktivizojnë disa zona të trurit ndërsa meshkujt bazohen në një zonë të lokalizuar, kjo ndoshta është edhe arësyeja që femrat mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, ndërsa meshkujt tentojnë të mbarojnë një punë dhe pastaj të fillojnë tjetrën.

Së dyti: Pjesa frontale e trurit tek meshkujt është “më e fjetur” sesa tek femrat

Sipas skanimeve, meshkujt kanë më pak aktivitet në zonën frontale të trurit që quhet PreFrontalCortex – pjesa e krijuar në 10,000 vitet e fundit të evolucionit të trurit të njeriut. Siç e kam shpjeguar edhe në artikuj të mëparshëm, zona frontale ose PFC përfshihet në aktivitete të tilla si planifikimi, gjykimi, e folura, empatia dhe kontrolli i impulseve. Ndoshta kjo lidhet me pikën 1, që truri i femrave është më i zënë se i meshkujve por gjithashtu mendoj edhe me marrjen e riskut më të lartë tek meshkujt se sa tek femrat. Duke qënë se zonën PFC e kanë më të fjetur, nuk kanë shumë shqetësime kur marrin përsipër riskun e diçkaje.

Nisur nga ky fakt, Langdon nënvizon:

“Meshkujt dhe femrat kanë beteja të ndryshme në jetë dhe fillojnë me “karta” të ndryshme.”  

Shpeshherë ndeshem me komente të cilat edhe të bëjnë për të qeshur por edhe të fusin në mendime. Një nga këto komente nga Ami ishte: Kur e pyes bashkëshortin se çfarë po mendon, ai më përgjigjet “asgjë”. Në atë moment them me vete: Si është e mundur të mos mendosh asgjë?”.

Së treti: Qëndrat përgjegjëse për emocionet janë më aktive tek femrat

Eshtë e panevojshme të shprehemi që femrat janë më emocionale se meshkujt. Kjo është kthyer në një të vërtetë të pakundërshtueshme në millenia. Por edhe imazhet SPECT e vëtetojnë që truri i femrave tregon një aktivitet më të lartë në zonën limbike, që njihet ndryshe edhe si truri primitiv. Zona limbike mbart në vetvete “ylberin” e emocioneve dhe është përgjegjëse për krijimin e lidhjeve, familjes, miqësive, kujdesin ndaj të tjerëve e kështu me rradhë. Me sa duket kjo është edhe arësyeja që femrat e ëndërrojnë më shumë martesën, krijimin e familjes dhe fëmijët se sa meshkujt.

Së katërti: Zona Anterior Cingulate punon më fortë tek femrat

Kjo zonë është përgjegjëse për kalimin e vëmendjes nga një veprim tek tjetri si dhe në identifikimin e gabimeve. Zona Anterior Cingulate ka një tendencë për tu fokusuar më shumë në mendime negative ose sjellje për të cilat ndjejmë keqardhje si dhe fokusin në atë që nuk funksionon se sa çfarë ecën mirë. Gjithashtu këtu ndodhet edhe zona që aktivizon shqetësimet dhe sa më i lartë aktiviteti në këtë zonë aq më shumë shqetësohemi. Kjo nuk do të thotë që meshkujt nuk shqetësohen apo nuk fokusohen tek problemet. Thjesht, femrat dhe meshkujt tentojnë të kenë mënyra të ndryshme se si shqetësohen.

Së pesti: Qëndrat vizuale dhe të koordinimit punojnë më fortë tek meshkujt

Këto qëndra janë më aktive tek meshkujt sesa tek femrat dhe ndoshta kjo shpjegon faktin që meshkujt kanë një përcaktim më real të distancës nëpërmjet pasqyrave të makinës. Ndërkohë një studim tjetër nga Science Daily rikonfirmon se truri i femrave dhe i meshkujve i përgjigjet ndryshe stimujve vizualë. Ky studim u fokusua në 28 pjesëmarrës, 14 femra dhe 14 meshkuj të cilëve ju dhanë imazhe që lidheshin me ndërveprim social dhe seksual. Skanimet fMRI treguan nivele të ndryshme të aktivizimit të Amygdalës, e cila kontrollon, rrezikun, emocionet dhe motivimin. Skanimet treguan se meshkujt i proçesojnë imazhet vizuale ndryshe nga femrat. Studime të tjera tregojnë se meshkujt kanë një nivel më të lartë të testosteronit (25% më të lartë se tek femrat) në korteksin visual, pikërisht zona ku proçesohen imazhet.

Së gjashti: Intuita femërore është reale

Skanime të trurit tregojnë se femrat kanë një zonë më të madhe të trurit që i përgjigjet intuitës, vecanërisht ajo zonë që quhet Default Mode Network (DMN), zonë e cila është super aktive edhe kur ne mendojmë që truri ynë është në qetësi të plotë. Femrat janë më të shpejta në vlerësime të njerëzve apo situatave me informacion të limituar, duke pasur ato ndjesitë e brendshme në zonën e stomakut, ku ndodhen rreth 40mijë neurone me të njëjtat cilësi si edhe ato në trurin tonë.

Së shtati: Nivelet e Serotonin janë të ndryshme në trurin e femrave dhe meshkujve

Sipas imazherive të trurit, fMRI apo SPECT vihet re që serotonin (neurotransmetues i trurit) është rreth 52% më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat. Dihet që serotonin ndikon ndjeshëm në stabilizimin e luhatjeve të humorit, në gjumë më të qetë, ulje të dhimbjes etj. Zakonisht njerëzit me nivel të ulët të serotonin kanë ankth, dhimbje fizike, shqetësohen vazhdimisht deri në raste depresive.

Kjo mendoj shpjegon faktin që ankthi dhe depresioni janë më prezente tek femrat se sa tek meshkujt si dhe dhimbjet fizike si pasojë e artriteve apo reumatizmës.

Burimi: Anila Bashllari

Tags: Anila BashllariEmocioneFemraGjiniIntuiteMeshkujNdryshimePsikologjiTruri
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet
Intervista

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

October 27, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme
Karriere

Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme

October 4, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 3 maj 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

19 hours ago
Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

21 hours ago
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshimin e rregullave të BE-së, makinat me benzinë dhe naftë mund të mbeten në treg edhe pas vitit 2035

23 hours ago
Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

1 day ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset