Vitet e fundit, ndërsa gjuha shqipe duket se rrezikon të zhduket dhe brezat e rinj shkruajnë gjithnjë e më pak shqip, Fondacioni Ivanaj bën thirrjen që të gjithë të kontriubojmë në parandalimin e kësaj tragjedie.
“Kongresi i Alfabetit mbajtur në qytetin e Manastirit, mes datave 14-22 Nëntor 1908, njihet për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Përhumbur mes trojeve të mbetura jashtë Republikës, i njohur ndryshe edhe si Bitola, qyteti po humbet identitetin e tij shumë domethënës për shqiptarët kudo ndodhen, gjuhën shqipe. Shkollat shqipe janë drejt mbylljes totale, dhe çdo ditë e më pak shqiptarë identifikohen me gjuhën.
Pas humbjes, djegies, vjedhjes dhe shkatërrimit të trashëgimisë materiale në këto vite që nga 1913; harresës etnografike dhe asaj pjese të kulturës së pashkruar, si zanatet, mjeshtëritë apo qëndistaritë, shqipja duket se është po aq në rrezik zhdukjeje. Kompjuterizimi po zhduk ë dhe ç, ndërsa brezat sa vijnë, shkruajnë më pak në shqip.
Iniciativa e studentes shqiptare, Ermira Selimi, lindur e rritur ne Shkup për të ndërtuar bibliotekën e parë të gjuhës shqipe në Manastir, në 115 vjetorin e Kongresit, duhet të lexohet si kumt përtej disa librave. Kontributi i gjithësecilit për një, dy apo qoftë një kolanë me libra, për të themeluar bibliotekën e parë shqipe, të parën e llojit të saj, është ndoshta vepra më e madhe mbarëshqiptare e ndërmarrë që pas tërmetit te 26 Nëntorit.
Ne, në zyrat qëndrore të Fondacioneve Ivanaj në Tiranë, jemi gjithashtu të përfshirë në më shumë se një mënyrë, por dëshirojmë të ftojmë të gjithë miqtë tanë në diasporë të kontribuojnë duke dhuruar financiarisht në këtë projekt të Bibliotekës së Manastir-it që përfshin ngritjen e saj fizike (në ambientet tashmë të përcaktuara) në Manastir të Maqedonisë së Veriut në muajin mars. Fondet e mbledhura do të shkojnë për rikonstruksionin e ambientit te Muzeut te Manastirit ku do të vendoset biblioteka.
Ne po kërkojmë të mbledhim 50.000 $ që do të shkojnë për rindërtimin e ambientit të Muzeut të Manastirit ku do të vendoset kjo Bibliotekë.”
Linku në GoFundMe: https://gofund.me/ee5e28ab