Cështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë ka nxjerrë në protestë pensionistët para ambasadës italiane. Ata u pritën nga ambasadori italian Fabrizio Buci i cili premtoi se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve do të mbyllet shumë shpejt.
Shqipëria ka marrëveshje për pensionet me disa vende, por ende jo me Italinë.
Marrëveshja për pensionet nënkupton që qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër, e që përpara se të iknin në këtë vend kanë pasur kontribute edhe Shqipëri, këto kontribute mblidhen duke bërë të mundur që të marrin pension në të dyja vendet.