Pas periudhës së covidit ndodh që harrojmë shpesh gjera të përditshme ose nuk përqëndrohemi dot gjatë.
Jo gjithmonë vjen për shkak të stresit apo lodhjes. Truri ka nevojë për një dietë të duhur ushqimore
Peshk, i mbushur me yndyrna omega -3 të cilat ndihmojnë qelizat nervore të komunikojnë më mirë me njëra tjetrën.
Arra dhe bajamet janë ushqim i mirë për trurin dhe përmirësojnë përqëndrimin.
Manaferrat dhe boronicat janë të pasura me antioksidantë. Hulumtimet tregojnë se ato ndihmojnë me kujtesën.
Çokollata e zezë, në sasi të vogla, përmirëson rrjedhën e gjakut në tru dhe ngre humorin. Kakaoja që përmban ndihmon me përqendrimin, për sa kohë që nuk e teprojmë.
Mos harroni ujin. Dehidratimi zvogëlon përqendrimin.












