• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Kriza ekonomike sot. Më e keqja nuk ka filluar akoma!

September 13, 2022
in Intervista, Interviste Aktualiteti, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pas vitit të vështirë pandemik shumëkush mendoi që se kohë më të mira do të vini. Por nisja e luftës në Ukrainë i shoi një herë e mirë shpresat. Ndonëse nuk ka prekur gjeografikisht mbarë botën, pasojat e kësaj lufte, dhe të Covidit në ekonomi do të ndihen për një kohë të gjatë. Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Ardian Lekaj shpjegon në intervistën e mëposhtme se me çfarë pasojash pritet të përballet ekonomia botërore së paku në katër vitet e ardhshme. 

Z.Lekaj, përveçse Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, ju jeni një sipërmarrës i suksesshëm i Diasporës, por edhe njëkohësisht i përkisni sektorit më të rëndësishëm në ekonominë e sotme, atij të logjistikës portuale.

Si e shikoni situatën ekonomike në nivel ndërkombëtar? A jemi përpara një situatë drejt përmirësimi apo drejt ndonjë krize të re ekonomike?

Sot mund të konfirmoj se nga pranvera e 2020 po kalojmë në dimrin e 2022.

Dy vite më parë në një nga artikujt e mi (lexo këtu) u përpoqa të shpjegoj situatën ekonomike, inflacionin, hedhjen e parasë se tepërt në treg, rritjen e çmimeve, rritjen e pagave dhe stagflacionin. Termi i fundit pothuajse ishte harruar në ekonomi. Duke qenë se angazhimi im është pikërisht në sektorin e logjistikës portuale, sikurse ju e përmendet, kontakti është me çdo lëvizje që vjen nga deti dhe kalon nëpërmjet detit. Dhe meqenëse punoj pranë detit, po bëj një krahasim me dallgët:

Ne sot ndodhemi në mes të oqeanit dhe dallgët janë shumë të forta. Për ata që mendojnë se ekonomia ka rritje, po i siguroj se ne sot jemi në krizë dhe krizë sa po vjen dhe po përkeqësohet. Ne po varfërohemi çdo ditë që kalon. Kriza e sotme është një krizë globale, dhe ndoshta një nga krizat më të mëdha që kemi njohur pas viteve ‘70. Unë parashikoj që kjo krizë sapo ka filluar dhe do të zgjasë me siguri deri në vitin 2026.

Kjo që po ndodh sot nuk është gjë tjetër, por vetëm fillimi i një “supercikli”.

Bota deri me sot njeh 4 “supercikle” të lëndëve të para bazë, për industrinë.

Supercikli i parë ishte në fillim të shekullit të kaluar e lidhur me revolucionin industrial të Shteteve të Bashkuara;

Supercikli i dyti ishte i lidhur me situatën e Europës dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore;

Supercikli i tretë ndodhi me kërkesën energjetike të viteve ‘70;

Supercikli i fundit është ai i pas viteve ‘90 me industrializimin e shpejtë të Kinës e cila arriti kulmin në vitet 2003-2008, ku çmimet e produkteve të lartpërmendura u rritën me më shumë se 50%.

COVID-19 ishte vetëm arsyeja e fillimit të këtij “supercikli” të ri. Një gjë është fare e qartë dhe besoj se kjo do të quhet “trazicion i gjelbërt”. Mjafton të dëgjosh planet ambicioze për mbrojtjen e natyrës në USA, apo planin “Next Generation” të EU, apo përpjekjet e Kinës për të qenë CO2 neutral, atëherë do e kuptosh që kërkesa për lëndët e para do të rritet në forma të tjera për të ndërtuar infrastruktura të reja për energjinë. Disa industri metalesh si ajo e bakrit, aluminit apo e kobaltit po përgatiten për një 10 vjeçar të shkëlqyer.

Cilët janë faktorët kryesore të kësaj krize?

Situata gjeopolitike dhe ajo financiare ngre një sëre pyetjesh, të cilat akoma nuk mundësojnë një parashikim analitik rezultatesh dhe afatesh.

Pyetje të cilat në vetvete mbartin edhe faktorët që kanë krijuar këtë krizë janë:

Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë? Do të zgjerohet? Do të bëhet më intensive? Do të ndalojë?

Si do të shkojnë marrëdhëniet Amerikë-Kinë? A vallë ata do të gjejnë së bashku një gjuhë komunikimi?

Çdo të ndodhë me sistemin financiar botëror? A vallë do të jetë ngritja e përqindjes së interesit ajo që do të ulë inflacionin? Bota njeh edhe shembuj. Psh në vitet ‘70 që nga ngritja e normës së interesit shtetet e dobëta ekonomikisht kane falimentuar plotësisht.

Besoj se shumica e mban mend krizën financiare të vitit 2008 dhe gafat e Bankës Qendrore Europiane, ku vende si Greqia, Irlanda, Spanja, Portugalia, bile dhe Italia kaluan gati në gjendje shoku.

  • Kërkesë shumë e lartë e tregut pas izolimit të COVID-19, sidomos nga tregu Kinez.
  • Problemet e përditshme logjistike, apo siç quhet ndryshe çrregullimi i “supply chain”
  • Spekulacionet e ndryshme me produktet në treg.

Ajo qe unë vazhdoj të theksoj është që printimi i parave dhe hedhja e tyre në treg për të mbajtur në këmbë ekonominë është gabimi më i madh që ka ndodhur në 2 vitet që lamë pas.

Ky veprim vetëm se e vonon krizën dhe i rrit dallgët e oqeanit.

Pas një veprimi të tillë e vetmja gjë që do të ndodhë është rritja e falimentimeve, varfëria dhe polarizimi i mëtejshëm i shoqërisë. Vendet e pasura morën kredi, gjatë periudhës së Covidit kundrejt një interesi prej rreth 0%, kurse vendet e varfra paguajnë 5-10 % ose nuk janë në gjendje të kreditohen.

Cilat do të jenë pasojat e kësaj krize që ne po përjetojmë?

Efektet negative të krizës janë si një emërues i përbashkët mbarëkombëtar. Sot të gjitha vendet po hasen me pothuajse të njëjtat probleme. Konkretisht jemi në kushtet e një ç’globalizimi të thelluar.

Tensionet e mëtejshme gjeopolitike, mungesa e fuqisë punëtore dhe si rezultat rritja e rrogave, pabarazia sociale dhe një polarizim i mëtejshëm në të pasur e të varfër, ku të pasurit do të pasurohen akoma më tepër, rritja e pagave nuk do të mbulojë dot inflacionin, rritja e detyrimeve financiare nga individët dhe kompanitë, Mungesa e “cash flow”, falimentimet, rritja e papunësisë dhe e varfërisë janë rezultate të pranishme në mbarë botën.

Kudo flitet për problematikat, por askush nuk jep rrugëzgjidhje. Qarkullojnë teori nga më të ndryshmet, por asnjëra nuk kap thelbin e çështjes. Cilat janë disa nga masat që do të ndihmonin në zbutjen e krizës Z. Lekaj? 

Mbi të gjitha ne shpresojmë nëpërmjet bisedimeve, gjetja e rrugëzgjidhjes për ndalimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë është prioritare.

Gjetja e një gjuhe të përbashkët Amerikë-Kinë dhe riaktivizimi i bisedave brenda G20, ulja e tensioneve gjeopolitike, Rritja e normës se interesit brenda një limiti të kontrollueshëm dhe shkollimi dhe edukimi i gjeneratës së ardhme në bazë të studimeve dhe orientimeve të karrierës dhe tregut të punës do të ishin pritshmëritë e radhës për një treg më të koordinuar duke parandaluar rreziqe më të mëdha.

E megjithatë “supercikli” ekonomik do të bëjë punën e vet. Ekonomia e tregut do të kërkojë një formë të re të kapitalizmit.

Burimi: Diaspora Shqiptare

Tags: Adrian LekajDhoma e BiznesitInflacionIntervisteKrize ekonomike
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet
Intervista

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

October 27, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme
Karriere

Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme

October 4, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 14 shtator 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

11 hours ago
Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

13 hours ago
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshimin e rregullave të BE-së, makinat me benzinë dhe naftë mund të mbeten në treg edhe pas vitit 2035

15 hours ago
Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

16 hours ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset