Shëndeti mendor i mirë sjell një sistem imunitar të mirë. Ndaj është esenciale të veprojmë me ushqime për të parandaluar ankthin dhe depresionin që mund të përballet secili prej nesh.
Dieta juaj ditore duhet të jetë e pasur me magnez osë në të kundërt do të përjetoni lodhje dhe stres.
Burime të magnezit përfshijnë spinaqin, bajamet, bananet dhe çokollatën e zezë.
Magnezi ndikon në forcimin e muskujve dhe kockave, duke qenë thelbësor për individët me jetë aktive.
Mundohuni të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të përqëndroheni tek konsumi i ushqimeve bio dhe të stinës të cilat kanë akoma më shumë vlera ushqyese.
Magnezi është mineral shumë i rëndësishëm për trupin pasi ndihmon zemrën, muskujt dhe sitemin imunitar të funksionojnë siç duhet.












