• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Sot çdokush mund të ndërtojë një produkt, por shumë pak krijojnë një BRAND

March 25, 2026
in Marketing
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Si brand designer çdo javë flas me themelues që kanë produkte të mira, disa edhe të shkëlqyera, por kanë të njëjtin problem: askush nuk i zgjedh. Jo sepse produkti nuk funksionon, por sepse askush nuk e di pse duhet t’u besojë atyre dhe jo dikujt tjetër.Cili është realisht faktori diferencues?

Nuk është më sekret, ndërtimi i një produkti digjital është bërë shumë i lehtë. Me mjetet e sotme, një themelues i vetëm mund të ketë MVP funksional brenda një jave. Pa agjensi, pa buxhet të madh. Kjo është gjë e mirë, por ka një problem. Nëse ti mund ta bësh këtë, edhe 10 të tjerë po e bëjnë saktësisht të njëjtën gjë, me të njëjtat mjete, të njëjtën teknologji, ndoshta edhe të njëjtin target market. Dhe kur produktet fillojnë të duken të njëjta, çmimi dhe besimi bëhen të vetmet dallues. Konkurenca me çmimin mund të të çojë deri në një farë pike. Po me besimin si i bëhet?

Pse themeluesët e biznesit e neglizhojnë besimin?

Nuk është neglizhencë. Është psikologji e thjeshtë. Produkti është konkret. E sheh, e klikon, e tregon. Kur shton një funksion të ri, ndjen progres menjëherë. Nga ana tjetër besimi tek brand-i është i padukshëm, efektet janë të ngadalta, nuk i mat dot sot, dhe nuk ja tregon dot investitorit nesër. Kështu ndodh gjithmonë. Brandimi shtyhet me pretendimin: “Kur të stabilizohemi.”, “Kur të kemi para.”, “Kur të kemi kohë.”. Por stabiliteti, paraja dhe koha, nuk vijnë vetë, ato vijnë pas besimit. Dhe besimi ndërtohet me anë të brand-it.

Por çfarë është brandi?

Jo logoja. Jo ngjyrat. Jo fonti. Brand-i është arsyeja pse dikush të zgjedh ty kur ka 5 alternativa të tjera. Është kombinimi i asaj çfarë thua, si e thua, dhe si përceptohet kur e thua. Kur këto tre elemente ndërthuren, njerëzit të kuptojnë më shpejt, të besojnë më shpejt, dhe të memorizojnë më shpejt.
Kur këto nuk ndërthuren, edhe një produkti i mirë duket i dyshimtë.Supozojmë se ashtu si ti edhe kompetitoret kanë një produkt të mirë/funksional, në këtë rast, cilin prej jush do të zgjedhë klienti? Brandin që krijon më tepër besim! Tani, ajo çfarë të duhet para se të nisesh procesin e brandimit është të dish ku të investosh në varësi të fazës që biznesi yt është.

Dhe këtu shumica gabojnë. Investojnë shumë herët në gjëra që nuk u duhen, ose vonojnë gjëra që janë kritike.

Elementet e brand-it ku duhet të fokusohesh në varësi të fazes:

-Në fazë ideje fokusohu tek bazat

Emri, qëllimi, pozicionimi fillestar. Një logo e qëllimshme. Domain dhe email profesional. 

80 faqe brand guidelines dhe strategji në këtë moment mund të bëhen pengesë, sepse nuk i ke kapacitetet për ti respektuar ato rregulla. Prandaj duhet të mbahet sa më thjeshtë. 

Fokusohu në meszhet kryesore, cila është fjalia e vetme (one-liner) që shpjegon çfarë bën dhe kujt i shërben? Nëse nuk e ke të qartë ti, askush tjetër nuk do ta ketë.

-Kur ke prototipin dhe klientët e parë, ndërto sistemin.

Tani kemi feedback real. Dimë çfarë njerëzit vlerësojnë. Prezencë online, komunikim të qartë, mesazhe që lidhen me problemin real të klientit. Në këtë fazë, brand-i nuk është estetikë, është ura midis produktit dhe besimit. Janë fillimet e sistemit të cilat do të jenë të domosdoshme për rritje (growth).

-Po rritesh dhe do të shkallëzohesh (scale-up), brand-i është infrastrukturë

Këtu kostoja e brandit të dobët bëhet e dukshme: konvertim i ulët, vështirësi rekrutimi, pamundësi për ngritje çmimesh.

Tani të duhet sistem i plotë, jo vetëm dizajn i bukur, por qëndrueshmëri absolute në çdo pikë kontakti. Këtu investimi në brand është situatë “jetë a vdekje”, sepse produkti ka evoluar, e ndoshta po zgjeroheni në tregje te reja, ndoshta po i shërbeni një tipologji klienti te ri, dhe në këtë pikë brandi bëhet shkak për rritje eksponenciale.

-Një pyetje e drejtpërdrejtë

Nëse konkurrenti yt do ndërtonte saktësisht të njëjtin produkt nesër, pse klienti do të të zgjidhte ty?

Nëse nuk ke përgjigje të menjëhershme dhe të qartë, nuk e ke problemin tek produkti. Ke problem brandin.

*Rubin Zerja është brand designer dhe bashkëthemelues i STUDIOZ, studio kreative që ndihmon startup-et të ndërtojnë brandin dhe prezencë digjitale nga faza e parë deri Series A. /

Tags: BranddesignerProdukt
ShareTweetShare

TE NGJASHME

3 praktika marketingu që forcojnë biznesin dhe rrisin shitjet
Marketing

3 praktika marketingu që forcojnë biznesin dhe rrisin shitjet

July 2, 2026
“WHY ALBANIA 2025”, Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor
Ekonomi

“WHY ALBANIA 2025”, Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor

November 25, 2025
Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si imagjinata dhe analitika ndërtojnë bizneset e së ardhmes
Biznes

Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si imagjinata dhe analitika ndërtojnë bizneset e së ardhmes

October 17, 2025
Cilat strategji marketingu funksionojnë në vitin 2024? 3 ekspertë japin mendimet e tyre
Marketing

Cilat strategji marketingu funksionojnë në vitin 2024? 3 ekspertë japin mendimet e tyre

September 12, 2024
Pse agjentët e pasurive të paluajtshme kanë nevojë për kartvizitat dixhitale GOtaps
Aktualitet

Pse agjentët e pasurive të paluajtshme kanë nevojë për kartvizitat dixhitale GOtaps

April 4, 2023
“Hënëza” e bukurisë, Anisja Cani tregon se si lindi dëshira për biznes
Biznes

“Hënëza” e bukurisë, Anisja Cani tregon se si lindi dëshira për biznes

April 3, 2023
Next Post
Rrugëtimi artistik i mjeshtrit të Jazzit, Sokol Sejdo

Rrugëtimi artistik i mjeshtrit të Jazzit, Sokol Sejdo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset